Real Madrid hedh syte nga Oliveira

Demtimi i rende i bomberit Van Nistelrooy ka detyruar drejtuesit e Real Madrid te kerkojne per te gjetur zevendesuesin e holandezit, i cili do mungoje deri ne fund te sezonit pasi iu nenshtrua nje nderhyrjeje kirurgjikale ne gju.
Emri i pare qe zbulohet nga lista e kandidateve te mundshem eshte braziliani i Real Saragozza, Ricardo Oliveira. Ish milanisiti qe deshtoi ne aventuren kuqezi duke zhgenjyer me paraqitjet e dobeta, mund te mberrije ne “Bernabeu” gjate muajit janar kur do te hapet edhe merkatoja e mesit te sezonit. Aktualisht Saragozza luan ne divizionin e dyte ku Oliveira ka shenuar plot 7 gola.
Kjo shifer mund te joshe Real Madrid te beje nje oferte konkrete per sulmuesin ne fjale, i cili po kalon nje moment te mire. Per te konkretizuar marreveshjen pritet vetem pelqimi i teknikut Schuster dhe kerkesa ekonomike e Real Saragozza-s, qe gjithesesi mund te kenaqet me pak, duke marre parasysh veshtiresite ekonomike qe po kalon ish klubi i Primera Division.