Atletico Madrid, Arbeloa per te shpetuar mesfushen

Greku Seitaridis vazhdon te mos binde, duke bere qe drejtuesit e Atletico Madrid te hedhin syte ne merkato per te peshkuar nje lojtar te denje per pjesen e djathte te mesfushes. Lojtari me i lakuar ne ambientet e klubit eshte spanjolli Alvaro Arbeloa qe aktualisht vesh fanelen e Liverpool.
Lajmin e ben te ditur gazeta “AS”, sipas se ciles, bardhekuqte kerkojne te shfrytezojne momentin e keq ekonomik te klubit anglez per te rrembyer mesfushorin ne fjale dhe per ta bashkuar me grupin e ”Vicente Calderon”.
25 vjecari Arbeloa nuk ka mundur ende te gjeje nje vend titullari ne skemat e Benitez, prandaj ai mund te pranoje nje transferim te mundshem ne Madrid ku i ka dyert e hapura. Operacioni mund te kushtoje 8 milione euro por jo me pak, pasi Liverpool nuk hyn ne bisedime me nje shifer me te ulet.