E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli blen Raul Albiol

Napoli ka arritur të përforcojë mbrojtjen me Raul Albiol, lojtarin spanjoll të Real Madrid dhe të përfaqësueses spanjolle.

Klubi italian ka arritur një marrëveshje me atë spanjoll për 8 milionë euro. Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, shkroi në Twitter: “Albiol po bën vizitat mjekësore.” Rafa Benitez, menjëherë sapo mori detyrën si teknik i Napolit, kishte kërkuar Raul Albiolin me çdo kusht për përforcimin e skuadrës. Disa ditë më parë, Napoli zyrtarizoi blerjen e një tjetër lojtari të Realit: Jose Callejon. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›