E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjeter terheqje nga Turi i Frances

Gorka Izagirre, çiklisti i Euskatel, ka braktisur Turin e Francës për shkak të një temperature që ka dy ditë që e vuan.

Spanjolli ka vendosur të mos niset në kronometrin individual të ditës së smërkurë (Embrun-Chorges, 32 kilometra). “Është e vështirë të braktisësh Turin, por nuk mund të duroja dot më. Kronometrin nuk mund ta përballoja”, theksoi Izagirre, i cili duhet të ishte nisur në orën 12:19 për kronometrin individual. Kjo ishte pjesëmarrja e tretë e Gorka Izagirre në Turin e Francës. / Top ChannelTuri i Frances
Etapa e 17 e Turit të Francës
Turi, Froome: Contador veproi rrezikshëm
Turi, Rui Costa fiton etapën e 16

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›