E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli, konfiskohen miliona euro asete të Camorra-s

Sipas informacioneve të para mësohet se asetet ishin regjistruar nën emrat e 30 personave.      

Policia deklaroi se operacioni synonte të dobësonte bandën kriminale që ka hedhur rrënjët në periferi të Napolit, Casal di Principe.

Sipas policisë, asetet fitoheshin përmes aktiviteteve të pastrimit të parave.

Ndër to përfshihen pasuri të patundshme dhe një numër i konsiderueshëm biznesesh si shërbime publike etj.

Klani Casalesi mori famë botërore kur u bë subjekti i librit shumë të shitur të Roberto Saviano, "Gomorra", që flet për organizatën Camorra, dhe pasi një film i bazuar në subjektin e këtij libri u bë fitues i një çmimi në Festivalin e Kanës.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›