Napoli nuk ndalet, tash Martinezin ose Sanchezin

Napoli e ka ndërmend ta përforcojë sulmin edhe më shumë, përkundër blerjes së Gonzalo Higuainit. Klubi italian e ka konfirmuar interesimin për sulmuesin Jackson Martinez.
Sipas Sky Sport Italia, klubi napolitan ia ka ofruar Portos 32 milionë euro për golashënuesin më të mirë të kampionatit portugez, por klauzola e shkëputjes së kontratës së futbollistit kolumbian është 40 milionë euro.
Ndërkohë, klubi nga San Paolo e ka alternativën e Martinezit. Bëhet fjalë për ish futbollistin e Udineses, Alexis Sanchez, sot në Barcelonë, i cili nuk ka arritur të lë gjurmë e as të impresionojë në Camp Nou./indeksonline/