Fiorentina, dy blerje të reja nga Bayerni

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Fiorentina pasi bleu Mario Gomez nga Bayern Munchen, synon edhe dy futbollistë të tjerë të bavarezëve gjatë merkatos së verës. Bëhet fjalë për dy futbollistët Rafinha dhe Diego Contento.
Që të dy kanë luajtur shumë pak si titullarë sezonin e shkuar dhe e kanë akoma më të vështirë këtë vit ndaj dhe shitja e tyre është mëse e mundshme./indeksonline/