Reina letër emocionuese skuadrës së Liverpoolit

Pepe Reina ka vendosur ti shkruaj letër skuadrës së Liverpoolit pas huazimit të tij te Napoli. Portieri spanjoll është shprehur i zhgënjyer me mënyren se si skuadra vendosi ta huazoj atë te Napoli.
"Liverpooli është pjesa më e rëndësishme e jetës time. Unë jam i zhgënjyer me mënyrën se si skuadra vendosi të më largoi mua. Unë kisha një ofertë nga Barcelona por që e pyeta skuadrën nëse ata dëshirojnë të më mbajnë ende. Ata më thanë se ne duhet të hapim bisedimet për vazhdimin e kontratës.
Pasi e blenë portierin e ri, skuadra më nuk bisedoj më mua. Ata pas disa ditësh më thanë se më duhet të gjej skuadër të re. Unë zgjodha Napolin sepse atje është një trajner i madh si Rafa Benitez. Për mua ai është trajneri më i mirë ndonjëherë. Zgjodha Napolin sepse kanë projekt ambicioz dhe se më ngjason shumë me skuadrën e Liverpoolit.
Unë tani jam i motivuar për të filluar një projekt të ri por Liverpooli mbetet gjithmonë në zemrën time. Fëmijët e mi e konsiderojnë Liverpoolin si shtëpinë time. Unë nuk dua ti them lamtumirë Liverpooit në këtë mënyrë.
Unë dua të rikthehem në Liverpool, do të përshëndetem me tifozët e mijë, skuadrën time, në një mënyrë të zjarrtë. Ju uroj punë të mbarë djema. Paçi fat. Unë do shihem me ju së shpejti" shkroi Pepe Reina.