Grigera përfundon sezonin me skuadrën e Juves
Torino - Mbrojtësi juventin, Zdenek Grigera ka pësuar një dëmtim muskular, i cili do ta mbajë larg stërvitjeve për disa javë. Kështu, ky sezon futbollistik mund të quhet i përfunduar për futbollistin e “Zonjës së Vjetër”.
Mungesa e mbrojtësit 29-vjeçar është një dhimbje koke më shumë për trajenrin e ri Çiro Ferrara, i cili kërkon vendin e dytë në përfundim të kampionatit italian.
Në ndeshjen e radhës kundër Sienës në krahun e djathtë të mbrojtjes do të aktivizohet Xhonatan Zebina, ndërsa në të majtin Paolo de Çelie.
Dyshja e sulmit për skuadrën e Juventusit këtë fundjavë pritet të përbëhet nga Jakuinta dhe Amauri. Kapiteni Del Piero me shumë gjasa do të qëndrojë jashtë për shkak të një dëmtimi.