E Shtunë, 31 Tetor 2026

Napoli shkarkon Rejan, emërohet Roberto Donadoni

Napoli - Edi Reja i jep fund aventurës së tij 5-vjeçare tek skuadra e Napolit. Drejtuesit e këtij klubi kanë vendosur të shkarkojnë Rejan, dhe në vendin e tij të emërojnë ish-trajnerin e përfaqësueses italiane, Roberto Donadonin.

Napoli bërë një strat të shkëlqyer këtë sezon në Serinë A, por në 9 ndeshjet e fundit nuk ka arritur të marrë asnjë fitore, duke zbritur deri në vendin e 11-të. Ky ishte edhe shkaku që presidenti De Laurentis vendosi të largojë teknikun Reja.

“Kemi vendosur të zëvëndësojmë Edi Rejan me Roberto Donadonin, -thuhet në faqen zyrtare të Napolit. –Reja arriti të japë shumë për skuadrën tonë, që kur e mori para 5 vjetësh. Atëherë Napoli, ishte në Serinë C, dhe Reja arriti ta çonte deri në Kupën Uefa”.

Ndërsa, Roberto Donadoni përpara se të drejtonte përfaqësuesen italiane ka drejtuar edhe skuadrat e Livornos dhe Xhenoas në Serinë A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›