E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani kërkon të kthejë dizavantazhin e Vlorës

Tiranë - Kryeqytetasit e Partizanit kërkojnë të përmbysin humbjen 0-1 të pësuar në Vlorë përballë Flamurtarit vendas. Në ndeshjen e sotme në “Qemal Stafa”, Partizani i drejtuar nga Shpetim Duro do të kërkojë me çdo kusht të shënojë më shumë se një gol për t’u kualifikuar në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Trajneri Duro kërkon të marrë hak për atë penallti inekzistente, sipas tij, me të cilën Flamurtari fitoi takimin e parë. Në stërvitjet përpara sfidës skuadra kryeqytetase është përgatitur edhe për gjuajtjet e 11-metërshave. Edhe në kampin vlonjat Eqrem Memushi e ka bërë gati ekipin e tij për të bërë rezistencën në kryeqytet.

Më poshtë do të paraqesim formacionet paraprake të të dyja ekipeve.

Partizani-Flamurtari (ora 14:30), stadiumi kombëtar “Qemal Stafa”

Partizani (4-4-2): Shehi; Malota, Pinari, Pashaj, Bakalli; Karapici, Gjyla, Gjondeda, Karabeci; Bega, Ngjela.

Trajner: Shpetim Duro

Flamurtari (4-4-2): Halili; Veliu, Guga, Beqiri, Begaj; Çaushaj, Merxha, Alvizh, Kuqi; Shehaj, Mema.

Trajner: Eqrem Memushi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›