Napoli shkon drejt Champions League-s

Një Edinson Kavani i shkëlqyer afron Napolin me Champions League-n.
Sulmuesi uruguajan shënoi 3 gola në portën e Interit, duke nxjerrë zikaltërit thuajse tërësisht nga lufta për Europën dhe duke rivendosur distancën prej 7 pikësh me Milanin.
Kavani shënoi dy herë në pjesën e parë, ndërsa Inter arriti një barazim të përkohshëm me anë të penalltisë kthyer në gol nga Alvarez.
Në minutat e fundit, sulmuesi përfitoi nga gabimi i portierit mik për të shënuar edhe golin e tretë.
Tashmë, për Napolin do të jetë tepër e vështirë të mbajë një nga lojtarët më të kërkuar në treg, ndonëse nuk do të pranonte ta humbiste pa fituar të paktën 50 milionë euro.
Klube të mëdhenj si Mançester Siti apo Reali i Madridit janë të interesuar për të.