Tirana konfirmon Nevil Deden

Tirana ka vendosur që trajneri Nevil Dede të vazhdojë edhe më tej, të paktën edhe sezonin e ardhshëm.
Ish-kapiteni ka firmosur të shtunën një kontratë 2-vjeçare me klubin, madje jepet edhe shifra prej 6 milionë lekësh të reja në sezon si rrogë.
Skuadra nën drejtimin e Dedes nuk arriti të kualifikohej për në Ligën e Europës, por problemet më të mëdha ishin ato jashtë fushe dhe saktësisht vonesat në pagesa.
Në 10 ndeshje pati 5 fitore dhe 3 humbje, ndërsa u aktivizuan shumë lojtarë të rinj.
Gjithsesi, problem për Tiranën do të jetë mbajtja e lojtarëve kryesorë, si kapiteni Gilman Lika, pasi klube të tjerë si Skënderbeu, Flamurtari apo Vllaznia po interesohen për ta.
Përsa i përket sezonit të ardhshëm, Dede do të jetë i detyruar të mbështetet edhe më shumë tek të rinjtë, ndërsa gjendja financiare e klubit nuk besohet të përmirësohet kaq lehtë.
Një njeri ambicioz si ai do të donte titujt, ndonëse me këtë Tiranë nuk dihet a do t’i synojë dot shpejt.