Napolitano do te mandatoje sot liderin per formimin e qeverise

Sot presidenti Italian Xhorxhio Napolitano do të marrë vendimin për të mandatuar një prej liderëve të partive në formimin e qeverisë së re.
Një ditë më parë partia e Beppe Grillos, “5 yjet”, kërkoi mandatin për formimin e një qeverie nga ana e presidentit Napolitano, gjatë takimit të shumëpritur mes kreut të shtetit dhe drejtuesve politikë në vend.
Bersani i Partisë Demokratike propozon një qeveri ndryshimi, ndërsa Berluskoni i “Populli i lirisë” thotë se është në dispozicion për një koalicion qeverisës.
Takimet e dy ditëve të fundit me liderët politikë me Napolitanon, nuk arritën të formojnë një marrëveshje, që do t’i jepte fund katër javëve pa qeverisje, që prej zgjedhjeve të shkurtit.
Bisedimet e deritanishme janë vështirësuar nga fakti se të tre blloqet kryesore politike, refuzojnë të formojnë aleanca midis tyre.