E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti i Kines viziton sot Rusine

Presidenti Xi Jinping, udhëton sot për në Moskë, në vizitën e tij të parë si president i ri i Kinës.

Para fillimit të vizitës tre-ditore në Rusi, udhëheqësi kinez tha se marrëdhëniet midis Kinës dhe Rusisë, nuk kanë qenë kurrë më mirë, duke permendur raportet tregtare.

Xi, i cili u bë shefi i partisë nëntorin e kaluar dhe presidenti javën e kaluar, ka zgjedhur Rusinë si udhëtimin e tij të parë jashtë vendi.

Bisedimet e Xi në Moskë me presidentin Vladimir Putin, pritet të përqëndrohen në tregtinë dhe eksportin e gazit rus.

Xi do të qëndrojë në Rusi nga data 22 deri më 24 mars.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›