E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hajdutja e bukur e regjisorit Petrovci sjell atmosfere ne Teatrin e Metropolit

Regjisori Enver Petrovci kishte premtuar që në nisje të këtij projekti se do të sillte një shfaqje të vërtetw.
Premiera “Hajdutja e bukur” solli një tjetër atmosferë në Teatrin e Metropolit.

Publiku menjëherë u rrëmbye nga loja e aktorëve dhe batutat e goditura shkaktuan të qeshura të shumta.

Ngjarjet zhvillohen në kohët e sotme dhe përcjellin amplitudat e humorit të jetës. Dukshëm demonstron kënaqësinë e realizimit të synimeve te tij

Hallet që personazheve mbartin janë mjaft koherente, por siguria dhe spontaniteti i lejon që të improvizojnw.

Hajdutja Armela Demaj kishte një mission të dyfishtë.

Hajdutja e bukur” është një tragjikomedi karakteresh. Në një situatë të pazakontë ndodhin një sërë intrigash ku shpërfaqen qëllimet e botës së brendshme të secilit personazh. “Ka brenda dashuri, pasion, intriga, xhelozi dhe një gjyshe e dëshiruar dëshpërimisht për një trashëgimtar.

Kështu ndihen të cliruar artistët pas përcjelljes së spektatotrit.

Shfaqja vazhdon në skenën e Metropolit. dhe për Petrovcin synimi është që të luhet minimumi 100 here.

Nën interpretimin e aktorëve Natasha Sela në rolin e Norës, Kastriot Ramollari në rolin e Aleksit, Doriana Caushi në rolin e Ketit, Bruna Borova në rolin e Besës, Armela Demaj në rolin e Olës dhe Genti Deçka në rolin e Gerit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›