E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktimat e ortekut, Kosova sot në zi kombëtare

Presidentja Jahjaga duke vizituar vajzen 5 vjecare qe shpetoi

PRISHTINE- Kosova sot është në zi kombëtare. Presidentja Atifete Jahjaga, një ditë më parë njoftoi shpalljen e së hënës ditë zie shtetërore, në nderim të anëtarëve të familjeve Reka, që pësuan në fatkeqësinë natyrore në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit.

Të shtunën nga një ortek që u rrokullis mbi shtëpitë në fshatin Restelicë kanë humbur jetën 9 persona, një vajzë pesëvjeçare është nxjerrë e gjallë, ndërsa dyshohet edhe për një të ngujuar nën borë.

Ekipet e shpëtimit kanë ndërprerë mbrëmjen e së dielës kërkimet për të ngujuarin e fundit për shkak të motit të keq. Kërkimet rinisin sot, ndërkohë që autoritetet qeveritare nuk kanë përjashtuar rrezikun nga orteqe tjera në këtë zonë.

Kosova është perfshire nga moti i ftohtë, ngjashëm sikurse edhe shumë shtete tjera në Ballkan dhe në Evropë.

Viktimat e Restelicës janë të parat në vend që pësojnë nga fatkeqësia natyrore, ndërkohë që në Evropë numri i të vdekurve nga të ftohtët ka kaluar 500-shin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›