E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLD, pritet zgjedhja e zëvendësuesit të Spahiut

TIRANË- Këshilli i Lartë i Drejtësisë zhvillon sot një mbledhje që pritet të zgjedhë zëvendësuesin e ish nënkryetarit të dorëhequr vetëm pak ditë më parë.

Mësohet se mbledhjen do ta kryesojë kreu i shtetit, njëherësh kreu i KLD0së, Bamir Topi, ndërkohë që Spahiu nuk do të jetë i pranishëm.

Spahiu dha dorëheqjen vetëm pak ditë më parë, në kohën që deklaroi se do ti drejtohej me një ankesë Gjykatës Kushtetuese për cështjen e komisionit hetimor dhe nisjes së procedurave për shkarkimin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›