Dëbora, shpallet “fatkeqësia natyrore” në veri

Qeveria zhvilloi një mbledhje të jashtëzakonshme, kur janë bërë të ditur masat që do të merren dhe situata ku ndodhet kjo zonë.
“E thirra këtë mbledhje të qeverisë me qëllim që t’i përgjigjemi problematikës së krijuar nga reshjet e mëdha të dëborës, reshje këto që në ndonjë rreth arrijnë edhe në 2 metra - 2 metra e gjysmë, reshje që vazhdojnë me intensitet të madh dhe të pa ndërprerë në qarqet e Shkodrës, Kukësit, Peshkopisë, Elbasanit, Korçës, por në mënyrë të veçantë, janë shumë të mëdha në qarkun Shkodër, Kukës, Peshkopi”, tha kryeministri Sali Berisha.
Ai shtoi se gjatë javës që po kalon, ka pasur një angazhim total të qeverive vendore, këshillave të pleqve, qarqeve, kryetarëve të bashkive, duke bërë që situata të jetë e përballueshme. “Trashësitë e borës janë të mëdha dhe për definicion, potenciali i ortekëve është i madh. Por përveç ortekëve, një rrezik tjetër serioz në zonat me mbi 1 metër dëborë, janë çatitë, shembja e të cilave nga dëbora krijon fatkeqësi të vërtetë për ato familje”, vijoi kryeministri.
Duke shprehur solidaritetin me banorët, ai kërkoi që të bëhet gjithçka për të parandaluar çdo kërcënim e humbje jete të qytetarëve në komunitetet e tyre, duke shmangur rreziqet më eminente, siç është dhe shembja e çative nga sasia e madhe e dëborës. “Duke shpallur gjendjen e fatkeqësisë natyrore në këto zona, ne japim ndërmarrjen e përgjigjeve më të shpejta për hapjen e të gjitha rrugëve të komunave dhe fshatrave të zonave të reshjeve të mëdha, si kusht i të gjitha kushteve, për të ndihmuar këta banorë. Ndërkohë, Komiteti i Emergjencës Civile, në bashkëpunim me qeveritë vendore, ka ndërmarrë dhjetëra e dhjetëra aksione, nga toka e ajri, për të dërguar ndihma banorëve të izoluar, ka bërë përpjekjet më të mëdha për të siguruar kalueshmërinë e akseve kombëtare dhe rrugëve të komunave”, vijoi më tej.
Kryeministri u shpreh se gjysma e territorit të vendit është e izoluar nga dëbora. “Në këtë mbledhje, ne vendosim për të shpallur Gjendjen e Fatkeqësisë Natyrore në këto qarqe, synimi i parë i të cilës është të bëjmë gjithçka për të siguruar kalueshmërinë e rrugëve jo vetëm kombëtare, por edhe atyre lokale, komunale. Të bëjmë gjithçka që t’u dërgojmë këtyre zonave ndihmat më të mëdha të mundshme, së pari me ilaçe, ushqime, por edhe me nevoja të tjera. Forcat tona të Armatosura janë plotësisht të mobilizuara për të përmbushur me saktësi detyrat e marra. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë dhe forca të tjera të policisë janë shpërndarë në këto rrethe dhe po ndihmojnë qeveritë vendore. Ministritë kanë qenë që të gjitha në mbështetjen e operacioneve intensive të realizuara gjatë këtyre ditëve”, vijoi.
Berisha tha se meteorologët jo vetëm në vend, por edhe në Evropë, paralajmërojnë vazhdimësinë e kësaj situate, n”daj edhe ne duhet që me masat më energjike të bëjmë gjithçka për të parandaluar humbje të jetëve të njerëzve, të bëjmë gjithçka që jeta e këtyre banorëve të vijë drejt normalizimit”. /Start/
2012-02-13 08:17