E Shtunë, 31 Tetor 2026

Narko-dileri i pastrehë

Një shtetas i Shqipërisë i pastrehë është arrestuar sot nga policia zvicerane, për vepër penale i për thyerjes të ligjit për narkotikët dhe qëndrimit ilegal, njofton agjencia e lajemeve “Presheva Jonë” duke ju referuar një komunikate të policisë kantonale.

Djaloshi 23 vjecar rreth 17:30 në lagjen Varembe në Gjenevë ku policia kanë vendosur një ekip për monitorim, ka kontaktuar një agjent dhe i ka ofruar 10 qese heroinë (68,7 gram ) për një çmim prej 1000 euro. Shitësi ka lënë takimin për t’ia shitur drogën dhe pas këtij “pazari” ai e pa veten me duart të lidhura.. Ai mbeti pa drogë e pa para dhe u dërgua duarlidhur drejt në stacionin e policisë. Personi tash është në dispozicion të prokurorisë./Indeksonline/
.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›