Terroristi italian kerkon te lirohet

Avokatët e anarkistit italian Cesare Battisti i kërkuan autoriteteve braziliane lirimin e tij, pasi ish-presidenti i vendit, Lula da Silva vendosi të refuzonte kërkesën e ekstradimit, në ditët e fundit në pushtet.
Vendimi provokoi reagime të ashpra në Itali, ku Battisti është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasjen e katër personave në vitet 1970.
Ai asnjëherë nuk ka pranuar fajësinë e tij, ndërsa pretendon se është viktimë e një sulmi politik. Battisti ka qenë në arrati që prej vitit 1981, kur u shpall në kërkim nga autoritetet italiane.
I fshehur më parë në Francë, Meksikë dhe në fund Brazil, Battisti është për shtetin italian një terrorist që projektoi shpërthimin e një bombe, në emër të një grupi anarkist komunist të ngjashëm me Brigadat e Kuqe.