E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nasa shenon 25 vjetorin e katastrofes se anijes Challenger

Agjencia amerikane e hapesires Nasa shenoi sot 25 vjetorin e katastrofes se anijes Challenger e cila ngriti pikpyetje rreth sigurise se fluturimeve ne hapesire.

Ekuipazhi i anijes Challenger u nderua me nje ceremoni ne qendren Kennedy ne Florida.

Mes pjesemarresve ne ceremonine e sotme ishte edhe June Scobee Rodgers e veja e komandantit te misionit Challenger Dick Scobee.

Me 28 janar te vitit 1986 anija shpertheu vetem 73 sekonda pas nisjes duke shkaktuar vdekjen e te shtate anetareve te ekuipazhit perfshi mesuesen e shkolles Christa McAuliffe. Shume nxenes ne mbare vendin po e ndiqnin direkt transmetimin pasi ajo ishte mesuesja e pare qe shkonte ne hapesire si pjese e nje programi te Nases.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›