SHBA Rritet ekonomia me 3.2 per qind gjate 3 muajve te fundit te vitit 2010
Zhvillimi ekonomik ne Shtetet e Bashkuara u rrit me nje shkalle vjetore prej 3.2 per qind gjate 3 muajve te fundit te vitit 2010.
Raporti i sotem i Departamentit te Tregetise thote se ekonomia me e madhe e botes u rrit me 2.9 per qind gjate gjithe vitit.
Kjo shifer shenon nje permiresim nga viti 2009 kur recesioni beri qe ekonomia te pesonte nje renie prej mbi 2 per qind.
Zhvillimi me i mire i ekonomise eshte pjeserisht rezultat i shtimit te shpenzimeve te konsumatoreve te cilat nxisin nje pjese te madhe te aktivitetit ekonomik ne Shtetet e Bashkuara.
Konsumatoret ishin me te gatshem qe te shpenzonin para ndersa u rrit vlera e aksioneve u permiresua disi tregu i vendeve te punes dhe u ulen borxhet.
Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner tha se kjo rritje tregon se ekonomia e ka kaluar pjesen me te madhe te krizes ekonomike. Por zoti Geithner tha ne forumin ekonomik ne Davos te Svicres se rritja ekonomike eshte teper e ngadalte per te ulur shkallen e papunesise e cila eshte 9.4 per qind dhe pritet te mbetet e larte per nje fare kohe.