E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu: Shkodra mbytet, PS e PD puthen dhe krijojnë aleanca e pazare të fshehta

spahiuAktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë qenë të pranishëm në zonat e përmbytura të Shkodrës, duke u ardhur në ndihmë qindra shtëpive dhe fshatrave të përmbytura në këtë zonë.

Kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, ka vizituar nga afër disa prej zonave të përmbytura për t`u njohur me gjendjen e tyre dhe situatën aktuale.

Banorët e Nënshkodrës, por edhe të qytetit, janë shprehur të revoltuar se nuk janë njoftuar për shkarkimet e mëdha e të menjëhershme të ujit, duke u lënë pa asnjë ndihmë nga ana e shtetit.

Spahiu e quajti vendin një kaos të plotë ku ndërsa populli vijon të mbetet nën ujë, forcat kryesore politike në pushtet merren me koalicione dhe llogaritje votash.

Shkodra duhet të dëmshpërblehet 4 herë për përmbytjet e ndodhura në këto zona dhe me ardhjen e kuqezinjve do të hetohen të gjithë këta abuzues me pushtetin që kanë shkaktuar dëme të pallogaritshme në Ultësirën Perëndimore të vendit. Është një turp kombëtar se ndërsa Shkodra mbytet, PS dhe PD puthen e krijojnë aleanca e pazare të fshehta në kurriz të popullit shqiptar, tha Spahiu gjatë fjalës së tij.

Ai u garantoi banorëve të Shkodrës se koalicioni i Aleancës Kuqezi me të përmbyturit është shumë herë më njerëzor se një koalicion me të përmbysurit e këtij regjimi.

E vetmja zgjidhje e kësaj situate dramatike është ose të përmbysim Berishën, ose do përmbytemi të gjithë, tha kreu i AK-së.

Spahiu ndërkohë ka ironizuar edhe afatin e lënë nga Rama ndaj AK-së, për një koalicion të mundshëm me PS-në.

PS ka lënë edhe 10 ditë kohë për vendimin për koalicionet. Pas 10 ditësh, Rama, o trëndafil, o karafil./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›