E Diel, 1 Nëntor 2026

Nasip Naco opozites Vetem te pashpreset perfitojne nga fatekeqesite

Ministri i Ekonomise Tregetise dhe Minierave Nasip Naco ka reaguar pas ngjarjes se ndodhur ne mineren e Bulqizes ku 1 minator humbi jeten dhe 8 te tjere mbeten te plagosur.

Sipas Ministrit Naco METE nepermjet nje urdheri te nxjerre ne 10 tetor ka pezualluar punen ne mineren e Bulqizes nderkohe qe thekson se do kryhet cdo verifikim nese eshte shkelur ky vendim.

Ngjarja ka ndodhur disa dite pasi nga METE eshte leshuar nje urdher per pezullimin e punimeve ne Minieren e Kromit Bulqize deri ne venien ne gadishmeri pune te saj ne lidhje me sigurine ne pune. Ky urdher mban daten 10.08.2011. Nje ekip pune eshte ngritur menjehere nga Ministri i METE Nasip Naco dhe nen drejtimin e zv/ministrit Neritan Alibali eshte nisur me urgjence drejt Bulqizes nepermjet helikopterit. Specialistet e nisur drejt Bulqizes do te verifikojne nese punetoret e firmes koncensionare ACR ishin duke kryer veprime kunder urdhrit te dhene nga METE apo ishin ne miniere per riparimin e defekteve te konstatuara per shkak te nderprerjes se punimeve- theksoi Naco.

Minstri Naco shpreh ngushellimet e tij per humbjen e minatorit Naim Shyti dhe solidarizohen me familjaret e minatoreve te plagosur.

Gjate gjithe kohes Ministri i METE Nasip Naco ka qene ne lidhje te vazhdueshme me Ministrin e Shendetesise Petrit Vasili duke ndjekur nga afer transportimin dhe ecurine e shendetit te te plagosurve ne minieren e Bulqizes. derkohe Ministri Naco i shpreh ngushellimet e tij familjes se punonjesit Naim Shyti dhe u uron sherim te shpejte te gjithe te plagosurve ne kete ngjarje tragjike.- thekson ministri i METE.

Per Ministrin Naco nxitimi i disa politikaneve per te fituar kredo politike nga fatkeqesite nuk eshte njerezore. Nese ndokush shpreson te fitoje nga fatkeqesite ai eshte i pashprese- perfundon reagimi i ministrit Nasip Naco.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›