E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Procesi i integrimit ne cdo fshat proces i parikthyeshem

Ne rrugen Levan-Tepelene po kryhen disa inspektime ku eshte pjesemarres dhe Kryeministri i vendit Sali Berisha. Gjate fjales se tij ai ka garantuar se qeveria po nderton rruge dhe ura bashkimi per integrimin e Shqiperise ne BE. Nderkaq mesohet se investimi ne kete rruge kap shifren 70 milion euro. Ndersa i pyetur nese kete rruge po ndjek edhe Presidenti i republikes Bamir Topi Berisha e ka anashkaluar pergjigjen duke iu pergjigjur se pyetjeve te tilla do ti pergjigjet ne konferenca shtypi. Por nuk ka lene pa sulmuar kreun e opozites Edi Rama ku sipas tij ai po ndjek politika bllokuese per vendin. Shefi i mazhorances theksoi se kjo rrugenuk mund te bllokohet nga politika bllokuese e kryetarit aktual te Partise Socialiste pasi ne cdo fshat e cdo vend procesi i integrimit eshte dhe do te mbetet nje proces i parikthyeshem.Pas inspektimit te ketij segmenti rrugor Kryeministri theksoi se me perfundimin e saj jugu do te arrije Tiranen ne me pak se dy ore. Ai gjithashtu theksoi se mbare bota do te arrije ne Sarande Gjirokaster Tepelene ne nje kohe qe 2-3 vjet me pare askush nuk e imagjinonte.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›