E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reali nuk përforcohet

Nga Express më 06 janar 2011 në ora 20:29

Trajneri i Real Madrid, Jose Mourinho ka bërë të ditur se madrilenët nuk do të përforcohen në afatin kalimtar të janarit, përkundër lëndimit të sulmuesit Gonzalo Higuain.

Argjentinasi nuk do të luajë deri në fund të sezonit, por trajneri portugez duket se i beson fondit të lojtarëve që ka në dispozicion.

“Dyert për afatin kalimtar janë të hapura deri në fund të muajit. Por, duket se ne do të vazhdojmë me këtë grup futbollistësh që kemi deri në fund të sezonit”, theksoi ish trajneri i Interit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›