E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tottenham kerkon David Beckham

Tottenham kerkon te huazoje David Beckham per pjesen e mbetur te sezonit. Mesfushori anglez, i cili luan me Los Angeles Galaxy eshte ne kërkim te nje skuadre pas kampionati amerikan ka përfunduar dhe ekipi londinez eshte shume prane zyrtarizimit te transferimit te tij ne “White Hart Lane”. Sipas “Daily Mirror”, presidenti i Totenham Daniel Levy ka udhetuar drejt SHBA, per te mbyllur detajet e fundit te huazimit te tij.

Numri nje i klubit anglez duhet te negocioje rrogen e larte te David Beckham, i cili fiton 80 mije sterlina ne jave. Po ashtu, amerikanet e Los Angeles Galaxy kerkojne mbulimin e plote te figuracionit nese mesfushori peson ndenjke demtim te rende si ne rastin e fundit, kur ai luante te Milani. Beckham u demtua gjate nje ndeshjeje te kampionatit italian ne thembren e Akilit dhe per kete arsye qendroi per nje periudhe shume te gjate jashte fushes se lojes.

Kjo eshte nje klauzole qe Totenham eshte gati ta pranoje dhe si pasoje eshte shume prane huazimit te mesfushorit 35 vjecar, i cili kerkon te luaje ne nje kampionat te nivelit te larte per te ruajtur formen ne objektivin per te bindur trajnerin e kombëtares Fabio Kapelo ta grumbulloje ate ne skuader per Euro 2012. Nese ky operacion te finalizohej, atehere David Beckham do te kthehej ne Premier Lige pas 8 vjetesh.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›