E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nata e Bardhe rikthehen perqafimet

TIRANE-Dita e clirimit e cila perkon me Naten e Bardhe per te shtatin viti radhazi ne kryeqytet do te festohet ndryshe. Me rastin e Nates se Bardhe te henen me 29 nentor Bashkia e Tiranes ka organizuar nje sere aktivitetesh ku pjesemarres do te jene grupmosha te ndryshme. Ketij viti vec aktiviteteve dhe koncerteve qe shumta kesaj feste nuk do ti mungojne risite te cilat do shfaqin kulturen dhe historine e kryeqytetit. Bashkia e Tiranes edhe vitin e shtate te kesaj feste do te hape si gjithmone dyert per qytetaret e saj dhe kushdo mund te kete mundesi te vizitoje Bashkine e te takoje kryetarin Edi Rama e pse jo te beje foto. Nates se Bardhe 2010 do ti rikthehen perqafimet e pafundme qe do te jepen nga te rinjte ndersa si rralle here koncerti i madh do te behet nga grupe folklorike nga te gjitha krahinat shqiptare.
Risite
Me date 29 nentor 2010 Bashkia e Tiranes per te shtatin vit radhazi organizon ne kryeqytet Naten e Bardhe. Gjate kesaj nate Tirana jeton me te gjitha hapesirat e saj historike kulturen dhe artin me evenimente sportive qe i japin nje tjeter dimension qytetit. Kjo feste do te kete aktivitete per te gjitha grupmoshat dhe shijet qe nga femijet me skenen dedikuar teresisht atyre e deri tek karaokja koncertet e ndryshme dhe aktivitetet sportive. Perqafome do te jete serish pjese e aktiviteteve te kesaj mbremjeje. Te rinj te rrjetit rinor do te kene veshur bluzat e dedikuara ketij aktiviteti ndaj askush te mos cuditet nese dikush vjen e ju perqafon. Do te jete nje skene dedikuar muzikes klasike ku artiste te rinj por dhe me eksperience do te ofrojne pjeset me te mira klasike nga me te njohurat edhe per publikun. Skena me e re e femijeve dhe te rinjve qe frekuentojne qendren shume funksionale lsquoTEN do te jete e ndertuar tek Ura e Re e Bllokut. Nder te tjera piktoret e vegjel do te ftojne te pranishmit te perdorin kavaletat e tyre. Nje tjeter risi eshte qe gjate kesaj mbremjeje koncerti i madh do te jete i teri i realizuar me grupe artistike folklorike nga zona te ndryshme shqiptare. Do te zhvillohen disa ekspozita qe nga ajo e sahateve te vjeter te Tiranes e deri tek zanatet e ushtruara ne kete qytet.

d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›