E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nata e Bardhë, merren masa për qarkullimin

Policia e Tiranës merr masa për lëvizjen e njerëzve në Natën e Bardhë që pritet të organizohet me 29 nëntor. Për të siguruar një qarkullim të lirshëm dhe pa probleme, drejtuesit e policisë rrugore njoftojnë se nga ora 17:00 deri në orën 23:00 të mbrëmjes së 29 nëntorit do të jetë e ndaluar lëvizja e automjeteve në Sheshin "Nënë Tereza", ish-Bllokun dhe Bulevardin "Deshmorët e Kombit". Në këto zona nuk do të lejohet as parkimi i automjeteve nga ora 15:00 me qëllim mbarëvajtjen e aktiviteteve që do të kryhen.
.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›