E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krerët shqiptarë homazhe për dëshmorët

Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi i shoqëruar nga Kryeministri Sali Berisha dhe Kryeparlamentarja Jozefina Topalli bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve me rastin e ditës së pavarsisë së vendit. Presidenti Topi u shpreh se sot shqipëtarët festojnë integrimin e Shqipërisë dhe kjo festë është dita e bashkimit i të gjithë shqipëtarëve. Ndërsa Kryeministri Berisha u shpreh se dita e pavarsisë është festa e parë e Kosovës së pavarur.Berisha gjithashtu shtoi se në këtë ditë shqipëtarët përkujtojnë të rënët për lirinë e atdheut dhe nderojnë flamurin kombëtar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›