Lushnje, grabitje me maska ne banese

Disa persona te armatosur dhe me maska kane grabitur ne oret e para te mengjesit te sotem nje banese ne qytetin e Lushnjes.
Ne kete shtepi jetonin nje cift i moshuar te cilet i kane treguar policise se grabitesit u futen nga dritarja e katit te pare te shtepise.
Nen kercenimin e armeve te zotet e shtepise kane dorezuar te gjitha te hollat qe ju gjendeshin ne shtepi, policia nderkohe ka shoqeruar disa persona te dyshuar per kete ngjarje.