E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavaresia, liderët botërore mesazhe urimi Topit

Presidenti i Republikës Bamir Topi, ka marrë mesazhe urimi nga personalitete të larta botërore me rastin e 28 Nëntorit, Festës Kombëtare të Pavarësisë së Shqipërisë.

Presidentin Topi e kanë uruar Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun, Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Hërst Këler, Presidenti i Republikës së Francës, Nikola Sarkozi, Madhëria e Saj Mbretëresha Elisabet II e Mbretërisë së Bashkuara dhe Komonuelthit, Presidenti i Federatës Ruse Dmitri Medvedev, Perandori i Japonisë Ahihito, Presidenti i Turqisë Abdullah Gyl, Presidenti i Republikës Popullore të Kinës Hu Xhintao, Presidenti i Polonisë, i Azerbajxhanit, i Kazakistanit, Sulltani i Omanit, Mbreti i Bahreinit, ndërkohë që të tjera mesazhe urimi vijojnë të mbërrijnë.

Një mesazh të vecantë ka dërguar edhe Papa Benedikti i 16-të.  
 



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›