E Martë, 3 Nëntor 2026

Nata e dytë e Festivalit- Spektakli ”elektrizon” publikun, tejkalohet çdo pritshmëri

Ashtu si nata e parë, edhe nata e dytë e fesivalit u mbyll me pritshmëritë më të larta. Publiku në sallë është shprehur mjaft i kënaqur ga spektali i dhuruar, një ndërthurje mes artistëve të rinj e atyre të afirmuar.

Sipas teleshikuesve, një festival i këtyre përmasave nuk është parë kahera.

“U kënaqëm, ishte një mrekulli. Teksti, muzika ishte shumë i mirë, Prezantimi i ishte shumë mirë, një risi. Kënga e Elsa Lilës më pëlqeu shumë, por edhe të rinjtë ishin shumë mirë. Gjithçka ishte në lartësinë e duhur”, shprehen qytetarët. 

Publiku mezi pret edhe fillimin e natës së tretë, e cila do të jetë ajo e nostalgjisë, për të mbushur sërish sallën e për t’u bërë një me performuesit në skenë.

Netët e festivalit transmetohen live në disa platforma, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi.

Gazetar: Marjo Merhori

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›