E Martë, 3 Nëntor 2026

Fasonët në vështirësi, po humbin tregun evropian, 1000 vende pune më pak në 30 ditët e fundit

Përfaqësues të sektorit të manifakturës me mbështetjen e sindikatave dhe organizatave të shoqërisë civile organizuan sot një tryezën e rrumbullakët me temë  “Ruajtja e 75.000 vendeve të punës, situata kritike dhe rreziku i falimentimit”.

Për Edvin Premcen nga shoqata “Pro Export Albania”  situata e vështirë po rrezikon largimin e punonjësve të cilët janë edhe asetit më i rëndësishëm të industrisë se manifakturës.

“Kemi pasur një ulje rreth 3% të punësimit, në sektorin tonë ka rreth 1 mijë largime në 20 ditët e fundit”, tha Premce.

Problematika që shoqëruan 2023 kanë sjelle një situatë jo të lehtë edhe në raport me tregjet e BE-së.

Për sindikatat mungon dialogu me qeverinë si dhe kërkohet funksionimi i Këshilli Kombëtar i Punës. Më i prerë në qëndrimin e tij ishte Nikollaj nga KSSH.

Për te pranishmit situata paraqitet edhe më e vështirë tek sipërmarrjet në qytetet periferike dhe në zonat rurale.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›