E Martë, 3 Nëntor 2026

Konferencë shkencore mbi globalizimin- Universiteti i Durrësit bashkëpunim me “la Sapienza” dhe “Cote d’Azur”

Globalizimi dhe ndërkombëtarizimi, ishte tema e konferencës shkencore e Bashkorganizuar nga universiteti “Aleksandër Mosiu” në Durrës në bashkëpunim me universitetin “la Sapienza” të Romës dhe “Cote d’Azur” në Nicës në Francë, e ku kërkues të shumtë paraqesin arritjet e tyre.

Rektorja e UMAD Kseanela Sotirovski vlerëson ecurinë e deritanishme në dhënien e diplomave të dyfishta

Marco Cilento, drejtues i programit për bashkëpunimin dhe zhvillimin ndërkombëtar veçoi rëndësinë e këtyre bashkëpunimeve në dobi të studentëve.

“Sot do të thellojmë disa tema të cilat do t japin një kontribut të mëtejshëm bashkëpunimit tonë, bashkëpunimit ndërkombëtar, dhe veçanërisht ai italian që ka edhe një zyrë në Tiranë për të krijuar mundësi të  mëtejshme në thellimin e marrëdhënieve midis Italisë dhe Shqipërisë, jo vetëm në fushën politike, por edhe atë të edukimit”, u shpreh Cilento.

Drejtuesja e departamentit të administrimit publik Gentiana Kraja tha se ndërkombëtarizimi I diplomave ka një interes të veçantë, jo vetëm për universitetin tonë, por është edhe prioritet për qeverinë shqiptare.

Pjesë e konferencës ishin shumë lektorë vendas dhe të huaj.

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›