E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Nata e dytë e Festivalit Folklorik Kombëtar, në skenë grupet folklorike nga Lezha, Vlora dhe shqiptarët e Malit të Zi

Nata e dytë e Festivalit Folklorik Kombëtar, në skenë grupet folklorike Lezha, Vlora dhe shqiptarët e Malit të Zi

Nata e dytë e Festivalit  Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës, ka ngjitur në skenë grupet folklorike të qarkut të Lezhës dhe Vlorës, si dhe grupin e shqiptareve të Malit të Zi. 

Folkori muzikor lezhian erdhi në festival si një pjesë e rëndësishme e krijimtarisë folkloristike shqiptare. Ai ishte përzgjedhur nga tre rajone gjeografike të Lezhes, si dhe nga dy oaze folkloristike, Kallmeti dhe Pllana.

Me interes ishte materiali i sjellë nga grupi folklorik i Vlorës i cili tërhoqi vemendjen me polifoninë e njohur. 

Me duartrokitje u priten grupet folklorike të shqiptareve të Malit të Zi, nga Ulqini, Tuzi, Plava, Gucia.

Me repertorin e tyre ata pasurun natën e dytë të edicionit të 11 të Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. 

Ndërkaq në Sheshin Çerçiz Topulli ka performuar këngëtjarja e njohur e muzikës së lehtë shqiptare Eranda Libohova.

Pak para natës së dytë gazetarja e RTSH Magdalena Alla përcolli atmosferën me këto intervista.

/ rtsh /

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›