E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gjirokastra qyteti i festivaleve, sheshi i Çerçizit gumëzhin nga muzika moderne

Ana tjetër e Festivalit Folklorik Kombëtar janë koncertet me këngëtarë të ftuar të muzikës moderne që ngjiten çdo natë në një skenë gjigande ngritur në qendër të Sheshit të Çerçizit. Natyrisht, këto koncerte nuk kanë për qëllim që modernia të sfidojë tradicionalen, por për të dëshmuar se krijimtaria muzikore bashkohore bashkëjeton dhe buron pikërisht tek muzika tradicionale, sado arkaike të duket krijimtaria foklorike.

Pas natës së parë në skenën madhështore të kalasë, publiku, sidomos moshat e reja zbritën në këtë shesh dhe ndoqën koncertin e dy këngëtarëve të njohur e shumë të pëlqyer nga këto mosha.

Ndërkohë fansat e foklorit dhe Dren Abazit janë të shumtë dhe vinë nga shume larg.

Publiku këndoi dhe kërceu bashkë me këngëtarët. Të ftuar gjatë 7 netëve të tjera të festivalit foklorik janë grupe dhe këngëtarë të tjerë të mirënjohur, si: Orkestra italiane e Renzo Arbores, këngëtari Vllatko Stefanovski nga Maqedonia e Veriut, Cabaret Musical nga Franca, Eneda Tarifa, Marsela Çibukaj, Eranda Libohova, Andi Kongo, Ylli Baka, Era Rusi, Endri dhe Stefi Band, etj.

Gazetar Norel Zaimi

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›