E Diel, 1 Nëntor 2026

Nata eshte e Prishtines

Ne nje Kryeqytet me vetem nje kinema pa qendra rinore e sportive pa kende normale argetimi edhe ato pak iniciativa private apo donacione bllokohen e deshtohen. Prandaj ndoshta jeta e nates ne Prishtine eshte aq e vecante per ta harruar ate zymtesi e trishtim qe qyteti te injekton gjate dites. Ajo u duhet rikthyer prishtinasve

Nga Armand Shkullaku

Keni ardhur per here te pare ne Prishtine. Keni degjuar apo keni lexuar per jeten e vecante te nates ne kryeqytetin kosovar per muziken e mire sherbimin e ngrohte vajzat e bukura dhe atmosferen entuziaste. Doni ta shijoni dhe ta perjetoni edhe ju kete pjese te Prishtines qe ne fakt eshte vete shpirti i saj. Nuk eshte e veshtire njerezit jane shume miqesore ambienti mikprites dhe shume shpejt efekti i muzikes dhe i pijeve te krijon pershtypjen se gjithnje ke qene pjese e ketij qyteti. E ndersa mendon se ne kete vend qe diten ngjall vec trishtim ka ore kur mund te ndihesh vertet mire dicka e pazakonte ndodh. Skuadra policore futen me zhurme ne mes te njerezve ndalojne gjithcka dhe nisin te boshatisin ne menyre aspak miqesore lokalet e mbushura plot. Ato ndiqen nga nje kamera gjithashtu e policise qe driten e forte ta perplas ne fytyre dhe te regjistron pa kurrfare leje paraprake. Ne pak minuta gjithcka behet e shurdhet dhe njerezit levizin te corientuar rrugeve pa ditur me se ku te shkojne. Kjo eshte Prishtina e Re. Nese vini per here te pare mire se keni ardhur.

Prej nje muaji tashme pamjet e pershkruara me lart perseriten cdo nate. Te gjitha lokalet ne Prishtine jane te mbyllura pas ores 12 te nates. Nje urdher i Komunes se Kryeqytetit krejt befasisht ka vene ne levizje forcat e policise per ti ndaluar te gjitha lokalet qe punojne naten. Aksioni ka qene i papritur dhe qyteti duket sikur eshte zene ne nje kurth nga i cili nuk po di si te shpetoje. Dikur gjate sundimit serb kane qene aplikuar disa menyra te sofistikuara per tiu fshehur policise por gjate dhjete viteve te fundit ato jane harruar. Njerezit shprehin vetem habi per kete qe po ndodh disa edhe protestojne e shume te tjere perpiqen te kuptojne se perse po ndodh nje gje e tille perse Komuna e Prishtines vendosi te paralizoje nje pjese te trupit e te shpirtit te qytetit. E kesaj pyetje veshtire ti gjesh nje pergjigje te sakte. Veshtire pasi edhe vete Komuna ka nisur dicka pa qene e qarte se si do te vazhdoje me tej pa patur nje rregullore apo nje ligj te plote qe rregullon jeten e nates ne Kryeqytet dhe pa menduar aspak per pasojat sociale dhe ekonomike. Sepse kultura e kafeneve ne Prishtine nuk eshte vetem argetim por eshte njekohesisht e vetmja industri qe funksionon dhe ushqen mijera familje.
Komuna e Prishtines sigurisht qe mund te sjelle argumente per ta motivuar vendimin e saj. Prej kohesh ka patur ankesa te shumta te banoreve qe jetojne ne afersi te klubeve te nates. Ato nuk jane mire te izoluara investimet jane modeste nuk kane aspirim prodhojne shume zhurme dhe shqetesim njekohesisht. Po ashtu nje pjese e mire e bizneseve nuk jane te regjistruara si lokale te nates por si kafe-bare te thjeshta. Disa te tjere kane fshehur taksat e tatimet apo nuk i kane paguar asnje detyrim Komunes per vite me radhe. Ky informalitet duhet te marre fund dhe cdo biznes duhet te paguaje detyrimet ne raport me aktivitetin qe kryen. Njekohesisht funksionimi i lokaleve te nates nuk duhet ne asnje rast te behet shqetesim per banoret rreth tyre. Keto arsyetime te Komunes qendrojne dhe ndaj tyre nuk mund te dale askush qe i ka mendte ne koke. Por problemi me drejtuesit e Prishtines qendron diku tjeter dhe prandaj vendimi i tyre ka ngjallur aq shume pakenaqesi dhe revolte.

Ndotja akustike perben nje problem. Ani pse per Prishtinen tingellon si luks kur kihet parasysh ndotja nga Obiliqi nga pluhuri i rrugeve dhe nga plehrat qe pa diskutim perbejne rekord europian per nga dendesia me te cilen kane pushtuar qytetin. Por le te supozojme se Komuna e ka caktuar si prioritet te saj ndotjen akustike dhe ka mobilizuar forcat e veta dhe ato policore per ta rregulluar ate. Pyetja qe lind eshte pse pikerisht tani kaq papritur dhe me kaq agresivitet kur ky fenomen ka vite qe ekziston Pronaret e lokaleve thone qe me shume se sa nga shqetesimi i banoreve Komuna ka vepruar pas ankesave te ambasadave ne Dragodan qe gjate veres kane pasur probleme me zhurmen e lokaleve te hapura rreth Pallatit te Sporteve. Dhe ky interpretim eshte fort i besueshem po te kihet parasysh se Komuna nuk vihet ndonjehere ne levizje me kaq energji kur qytetaret shqetesohen per trafikun rruget e hapura pa kriter mbeturinat qe po u zene frymen mungesen e ujit etj. Po ja qe lokalet e nates qenkan nje emergjence dhe Komuna pa asnje lajmerim paraprak pa pasur as mjete e as specialiste per ndotjen akustike vendosi ta zgjidhe keshtu kete pune me force dhe pa asnje diferencim.

Sa i takon evazionit fiskal edhe ky eshte nje problem disavjecar. Madje nje problem i toleruar nga vete Komuna e cila nuk ka ushtruar kontroll per ti verifikuar lejet qe ka dhene apo ato biznese qe nuk jane te regjistruara fare. Po e ben tani ndoshta edhe se arka po i boshatiset nga investimet e pamenduara mire. Por a eshte mbyllja arbitrare e lokaleve zgjidhja me e mire fare ndodh sot nese dikush prej pronareve paraqitet ne Komune i gatshem te paguaje taksen per naten dhe me kushte optimale kunder zhurmave A e merr dot lejen dhe a mund ta mbaje hapur lokalin e tij

Ne Komune nuk dine te japin pergjigje pasi sipas pronareve nuk ka asnje rregullore te shkruar dhe as ligj qe ta disiplinoje kete aktivitet. Prandaj drejtuesit e Prishtines i kane rene shkurt duke i suspenduar te gjithe dhe pa menduar me tej se cdo behet me ta. Pa menduar se ne Prishtine jane rreth 560 lokale qe mbajne ne pune te pakten nga 10 vete dhe afro 12 mije biznese te tjera qe lidhen me keto lokale e qe punesojne edhe shume te tjere. Nuk eshte e lehte te marresh nje vendim te tille nese ke ne konsiderate pasojat sociale dhe ekonomike qe sjell per qytetin. Per te mos harruar se vete Komuna nuk ka krijuar lehtesi por ua ka veshtiresuar jeten edhe atyre bizneseve qe u ka vjele taksa duke hapur rruge pa kriter e duke i lene te paperfunduara. Mjafton te kujtojme ketu rrugen tek Kafet e Vogla. Shume biznese ankohen se rruget dhe trafiku i tmerrshem ka bere qe aktiviteti i tyre te bjere ndjeshem. shte e padrejte qe vetem te kerkosh pa ofruar dicka.

Dhe Komuna e Prishtines po ofron shume pak. Jo vetem per bizneset qe permendem me lart por edhe per rritjen e cilesise se jetes ne kryeqytet. Kultura e kafeneve mbetet e vetmja mode de vie e Prishtines nje Kryeqytet me vetem nje kinema pa qendra rinore e sportive pa kende normale argetimi e ku edhe ato pak iniciativa private apo donacione bllokohen e deshtohen. Prandaj ndoshta jeta e nates ne Prishtine eshte aq e vecante per ta harruar ate zymtesi e trishtim qe qyteti te injekton gjate dites. Prandaj ajo u duhet rikthyer prishtinasve si nje pjese e shpirtit qe e mban gjalle ne keto kohe te veshtira./Express/

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›