E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje ligj-dy realitete

LOS ANGELOS Nese do te takosh enderrat duhet te shkosh ne Hollywood pylli i shkureve qe dikur ishte nje zone e vogel suburbane ne perendim te Los Angeles-it me nje terren te larmishem e 350 dite me diell dhe qe ne vitin 1886 ishte jo me shume se nje ferme blegtorale ndersa ne 1903 u shendrua ne nje qyteze. Se cperfaqeson sot Hollywood-no comment Por do te ishte me interes te zhbirilonim se si ky qytet magjik i filmit qe prodhon enderrime dhe i jep njeriut dhe botes udherefim u parashijua Nga cendrra lindi kujt i vajti mendja kush ishte ai apo ata qe pane larg ne kohe ne hapsire dhe ne dimesionet e pafundeme shpirterore te krijimitDisa patriote amerikan ngrene zerin dhe ia atribojne C.DeMille-me-s me disa xhirime te tij ne exterior te Njeriut Lekurkuq si aktin e themelimit. Por se faktet flasin se ky tempull i kinematografise boterore paskish qene ne enderrat e disa hunagrezeve ku mes tyre spikat nje emer Adolph Zukor Eumlshte nje fakt se kineaste hungarez artiste te formuar jane vendosur ne perjudhen 1910-1920 ne SHBA.Ata jane pioneret e studiove te para.Tek Paramaunt Pictures Zukor ka kontributin e themeluesit ne kend-veshrtimin profesional. E kishin lene vendlindjen si nen presionin e Terrorit te Kuq te 1919-perjudha e komunizmit represiv te Bela Kunit por se edhe Terrori i Bardhe qe erdhi pas tij ishte po aq shterngues ndaj tyre dhe lirise se krijimit.Ata iken direkt nga Budapesti por edhe permes Vienes Berlinit Parisit Londres
Ishin skenariste aktore regjizore piktore kostumesh kameramane producente dhe menaxher studiosh Mes tyre tri jane ata qe konsiderohen si mogulet e medhenje te kinemase Adolph Zukor i te famshmes Paramaunt Pictures Vilmos Friedman tek studio William Fox dhe Jakob Patsernak tek Universal dhe Metro-Goldwyn-Mayer Aso kohe ishin edhe Mihaly Kertesz Gyorgy Cukor dhe kompozitori Miklos Rozsa nje treshe fituese e cmimit Oscar. Lane gjurme keta personalitete sepse kishin talent ishin te perkushtuar dhe punuan me pasion. Kane mbetur emblematike fjalet e shkruajtura ne njoftimin qe Adolph Zukor e kishte varur ne deren e dhomesNuk mjafton te jesh hungarez ju duhet gjithashtu te jeni te talentuar Kjo eshte historia nga hapat e para kaheret kur ende njeriu dhe pasioni ishin te ngjizur edhe nese xhepat ishin bosh dhe mbijetesa qe detyrimi kushtezonjes ekzistencial Nese ka histori ka kontribute nese ka kontribute ka vlera nese ka vlera ka atribute konkurimi dhe bashkepunimi Ata artiste te fillimit te shekullit nuk do te mbrinin dot qofte edhe saje fantazise me futuriste deri tek ajo qe morri jete zyrtarisht ne ditet e fundkorrikut 2010. Pa cka qe vendimi per kete realizim qe ndryshe thiret ne menyre kuptimplote Hollywood i Europes ne Budapest-vjen si nje frutezim sa historik aq edhe konkret i ketij rrugetimi qe zuri fill nga keta pionere te artit magjik te imazhit Nje kompleks i studios amerikane eshte ndertuar ne Budapest Amerikanet i kthejne keshtu restin hungarezeve Nje borxh historik qe shpreh mirenjohje por edhe konsiderate profesionale dhe artistike Ne parametrat e madhesise cilesise dhe ekspertizes profesionale si dhe paisjeve laboratorike kemi tashme nje Hollywood ne Europe ne zemer te saj pikerisht ne Budapest ne Hungari Eumlshte studio Raleigh e konsideruar unike ne Europe. Nese shohim pas ne kohe rrenjet e saj na shpien per te na kujtuar se eshte nga studiot me te vjetra te Hollywood-it e krijuar ne kohen e Charli Chaplin.Sot ajo ka nje rrjet kompleksesh gjigande. Nje ne Hollywood nje ne Manhattan Beach nje tjeter ne Playa Vista ne California ka nje ne Baton Rouge ne Louisiana dhe me e fundit per nga koha pra me e reja eshte tashme ne Budapest. Steve Auer eshte drejtori i kesaj te fundit i cili shprehet seDizenjimi i ketij Hollywood-i hungarez eshte bazuar ne akumulimin e eksperiences ne prodhimin e filmit pergjate gjysmes se fundit te shekullit.Tani duket se eshte krijuar dicka me e mire se kurre me pare keshtu ky kryeqytet i filmit do te vendos standartet per konstruksionet e ardheshme Kompleksi mbulon 180.000 m2 me ndertesa qe zene 40.000m2 Gjenden 8 studio me e vogla me nje siperfaqe 1.200 m2 nderkaq me e gjera 4.400 m2 qe eshte edhe studio e zerit me e madhe ne Europe. Producentet amerikane dhe britanike e bashkeshoqeruan entuziazmin e ceremonise zyrtare te inagurimit me projekte konkrete. Vleresohet afersia me aeroportin kushtet ne hotelet me 5 yje dhe cmimet e tyre te arsyeshme por mbi te gjitha se Budapesti eshte vend i mrekullueshem per te xhiruar filma artistike sepse gjenden ambjente qe ndihmojne te paraqesesh cdo qytet europian si Parisin Vienen Londren etj. Madje Alan Parker regjizori i filmit artistik Evita xhiroi ne Budapest duke krijuar imazhin e rrugeve te Buenos Aires-it. Ka gjithashtu edhe disa lehtesira te tjera si zbritja 20 nga taksa e prodhimit te filmit qe eshte vendosur qe prej 6 vjeteve mundesia per tu futur ne rrejtet e bashkepunimit si dhe per faktin se ndricimi eshte i drejtuar nga Hollywood Rentals kompania amerikane me inventoret me ekstensiv te drites.Eumlshte nje siperfaqe 15.000 m2 me paisje ndricimi. Fotokem Budapest paraqet teknologjine me te larte te shekullit 21-te dhe eshte prezente prej dhjete vjetesh.Tipi i skanerave 4K perdoren sot ne Los Angeles dhe ne Rakospalota-Budapest. Fotokem lehteson punen si te produksioneve tradicionale dhe prodhimet dixhitale te filmit.Ka atje atrecatura dhe eksperte te afte qe realizojne qe nga perpunimi i negativit deri tek efektet vizuale. Ata gjate xhirimit mund te vendosin ne gatishmeri deri ne 9 tipa bartes te dhenash dhe stafi ne fund te dites se xhirimit ka ne dispozicion dy dhoma te medha ku mund te shohi permes projeksionit materialet e xhiruara.

Sa here eci ne Rakoci utcrruga Rakoci ne Budapest ndaloj dhe shoh fasaden e Universitetit Hungarez te Filmit dhe te Teatrit-ku kane studjuar edhe dy nga personalitetet e shquara shqiptare regjizori i teatrit kritiku dhe dramaturgu Mihal Luarasi si dhe regjizori i te parit film shqiptar me metrazh te gjate Tana kineasti me nje pervoje te gjate Kristaq Dhamo.
Ka nje histori ky institucion qe lidhet me krijimin e shtetit hungarez dhe me pavarsine e tij.U themelua ne 1863 si Akademia hungareze e artit Teatror Pas revolucionit te 1848-s u deshen edhe 15 vjet qe te implementohej marreveshja dhe te njihej shteti Austro-Hungarez qe lidhet edhe me krijimin e Teatrit Kombetar hungarez. E themeluan kete akademi poeti i madh hungarez Voroshmarti dhe dramaturgu Madach Imre qe shkruajti dramen Tragjedia e Njeriut I ndjeri Skender Luarasi e kishte peng qe ta perkthente ne shqip e ndoshta po te remohet ne shenimet e tij do te mund te gjenden gjurme te kesaj pune te nisur.Sot ne shkollat amerikane teksti qe te meson se si shkruhen dramat eshte pergatitur nga nje profesionist hungarez qe shkoi atje matane oqeanit jo si emigrante por si profesor.Dua te permend edhe nje personalitet Bela Balash qe njihet si esteti i pare i filmit sepse 1920 ai shkruajti te parin liber per estetiken e kinematografise.Semantika e datave eshte kuptimplote.1863-hidhen themelet 2010 Hollywood vjen si ne shtepine e vetne Budapest Keshtu ndodh kur historia le gjurme hap pas hapi dhe ne dekada e shekuj arritjet ruhen konsolidohen respektohen dhe pasurohen me prurje te reja qe sjellin edhe fjalen e fundit te teknologjise

Ne hyrje te viteve 90-te te shekullit te kaluar kur shoqeria shqiptare nderoi sistem kineastet tane te vjeter ata qe kishin vene gurret e themelit ne Kinostudion Shqiperia e ReAlbafilm keshtu u quajt me vone dhe qe kishin studjuar ne shkolla me emer dhe tradite ne Rusiish-BS ne Hungari ne Cekosllovaki dhe gjetke qysh ne vitet 50-te si studente te profesoreve te shquar dhe me reputacion europian e me gjere duke e kuptuar nevojen per ndryshim e ngriten zerin dhe shprehen shqetesimet dhe alternativat e tyre se si duhej vepruar me qytetin e filmit Edhe krijuesit e brezit te mesem nxenesit dhe koleget e me te vjetereve themelndertuesve me pervoje shperfaqen entuziazem dhe preokupim.Ata shkuan ne disa vende te ish-lindjes komuniste qe po linin pas te njejtin sistem per te marre pervoje. Atyre ju pelqeu Ligji hungarez dhe pervoja e tyre qe Kinostudiot ish-shteterore do ti modulonte si studio-servis ku do ta afroheshin sherbime per krijuesit vendas dhe te huaj si edhe per bashkeprodhimet filmike. Shteti permes buxhetit dhe projekteve publike do te ndihmonte ne rinovimin teknologjik dhe dora-dores kineastet do te shkeputeshin nga varesia shteterore per te takuar lirine e krijimtarise dhe pavaresine ne produksionet filmike. Do te afrohej edhe nje buxhet qe vinte nga parate e taksapaguesve me qellim vijimin e krijimit te filmave te zhanreve te ndryshme. Fillimisht ligji u konsiderua modern elastik mjaft pragmatik edhe ne funksion te ruajtjes se aseteve te krjiuara te stafeve me eficente e te specializuara dhe te hapsirave filmike. Aso kohe personalisht kam shoqeruar ne ambientet e Kinostudios kjo eshte fjala qe nuk e shmang dot se si me vjen te perdor sajesat efemere qe ju ngjiten ketij institucioni kineastet hungarez qe e vizituan tempullin tone te imazhit si skenaristia Ildiko Korodiregjizorja Ibolya Feketekjo edhe ka xhiruar ne Shqiperi pjese nga filmi Chiko dhe ka bashkepunuar me kineaste shqiptar si dhe staf mbeshtetes si dhe producentin e shquar hungarez Ozonjay Te gjithe jepnin vetem nje keshille.Zbatoni ligjin e ri qe eshte i ngjashem me tonin hungarezin por se duhet te ruani ambientet e punes ne Kinostudio.Jane te permasave Hollywood-iane kembengulinin ata Kur vizituam atelien e madhe ku ende kishte mbetur e montuar dekori i enterierit te shtepise nga filmi shqiptaro-hungarez Dasma e Sakos-ndertuar me mjeshteri si edhe dinte ai te realizonte me pathos dhe modernizem piktori Ilia Xhokaxhi kineastet hungarez Korodi dhe Ozonjay shtangen te mrekulluar nga hapsirat e bolleshme te xhirimit ne tri dimesnione Ligji i kinematografise mbeti. Hera heres brenda tij u futen tinez dhe jo profesionalisht duart e paafta dhe te pandershme. Por se Kinostudio nuk u ruajt Ajo nuk u shendrua ne nje qender xhirimesh filmike as rajonale si edhe u pretendua fillimisht aso kohe as edhe lokale kombetare. Klima e mrekullueshme peisazhi natyror i shumellojshem akomodimi dhe ushqimi me cmime te arsyeshme do duhej te terhiqnin kineast te huaj te xhironin ne Shqiperi kur krijimet e tyre kishin te benin me hapsirat mesdhetare te Afrikes se Veriut apo edhe te lindjes Gjithesesi nje atraksion i tille imazhi do te kthehej ne produksion nese do te kishte nje qender te krijimtarise filmike. Pra nese Kinostudio do te mbahej e do te permiresohej teknologjikisht. Madje vetem ne keto kushte mundesia e bashke-prodhimeve ose vendosjes se Studiove Filmike lider ne treg do te kishte gjasa te ndodhte. Askush nuk investon ne boshllek dhe ku mungon tradita e eksperienca. Ne keto te fundit i kishim dhe i kemi por se i nxorrem nga shtepia sepse ambientet filmike te Kinostudios keto investime publike i percudnuam ose duke ja shitur privateve mediatk ose duke i shkateruar duke fshire keshtu barbarisht nje kujtese te vyer.Kjo lloj sjellje nuk eshte as kulture as vizion as kahje drejt rrjeteve globale.Nje ligje dy realitete te ndryshme ky eshte bilanci pas dy dekadave nese krahasojme situaten film-prodhuese ne Shqiperi dhe ate homologe ne Hungari.Tashme filmat tek ne xhirohen ne Shqiperi por atrecaturat dhe postproduksioni kerkohen dhe kryen jashte vendit duke gelltitur nje pjese te madhe te buxheteve. Kinostudio qe ne 100 vjetorin e Pavaresise se vendit me 2012 pikerisht ne 10 korrik te atij viti do te mbushi 60 vjetorinu inagurua me 10 korrik 1952 ka mbetur si nje kufome. Sot ajo drejtohet nga anonim qe nuk kane lidhje me filmin. Eumlshte kafshuar nga te gjitha drejtimet si nje preh sepse studio te ndryshme televizive kane perfituar nga ambientet dhe trualliky i fundit kur u prishen godinat te pakten tu ishin kthyer pronareve te ligjshem dhe po zhbehet dita-dites si nje godine jetime qe i hiqen tullat si pa te keq.Para ndoca ditesh u inagurua nje salle e projeksionit te filmit ne ambientet e Arkivit te Filmit qe do te zgjoje kujtesen e fjetur te imazhit Eumlshte nje pune e mire dhe investim me vlere.Por se kujtesa imazh-filmi artsitik do duhet te mbeshteten me shume. Ndal-renimit te Kinostudios ky eshte filmi i jetes i ketij institucioni pasuri kombetare.Atje duhet te investohet sepse institucionalizmi eshte shtylla-kurizore e nje shoqerie te zhvilluar dhe demokratike.100 vjetori i pavaresise se vendit ka brenda kohe-rrjedhjes dhe gjithcka tjeter qe ka ndodhur gjate kesaj perjudhe. Shume vende dhe kombe e lidhin mbijetesen dhe perparimin e tyre me vlera si teatri apo kinemaja. Ka ca thenie si filmi e krijoi Ameriken Hollanda u be nga piktoret Franca u emancipua nga Komedia Franceze dhe Anglia i dedikohet spiritualisht Sheaksper-it.Po Shqiperianga cfare u ngrite/ apo do te ngrihethellip.Nga heshtjanga llafet apo prishjet
Pas nje shekull pavaresi nuk mund te thuash se po ndertoj nje stadium te ri futbolli sepse edhe keta qe i ke te mbeten bosh.Po ashtu stadiumet ndertohen nga klube futbolli dhe sipermarrje private ne ato raste kur 30.000 spektatore shkojne te ndjekin ndeshjet se paku nje here ne jave.Nese do te nderosh nje shekull pavaresi te Shqiperise rivitalizo institucionalizmin kulturor dhe trashegimin historike nderto nje godine moderne te Teatrit Kombetar ruaje dhe riperterihe Kinostudion.Nuk ka ndodhur qe te thuash se ne 100 vjetorin e pavaresise kemi shtuar mediat private audiovizive duke ju dhuruar asetet pubilke sepse na sherbejne duke emetuar cdo gje qe ne themi dhe deklamojme Historia e Pavaresise eshte edhe histori zhvillimi investimesh dhe emancipimi.Ta kuptosh ate thjesht si nje hapsire te zbrazet vetem me skajin fundor 28 nentor 1912 dhe skajin festiv 28 nentor 2012 dhe nje vakum ne mes do te thote qe te kerkosh lsquopiken zero per te rifilluar historine Degjojme shpesh ne cdo ceremoni inagurimesh se kjo apo ajo eshte me e mira ne Europe apo me e mira ne rajon Pertej kesaj mburje do te ishte me vend te shohim ato vlera dhe objekte institucione dhe godina qe kane ngritur brezat per ti ruajtur sepse atje eshte historia jone. Kinostudio hapsira e universit te imazhit filmik qe kur u ngrite fal semundjes se madheshtise se atij sistemi bartete hapsirat dhe mundesite qe duke u ngjizur me shpirtin kreativ te shoqerise se lire dhe demokratike qe gezojme tash 20 vite te shendrohej ne nje Hollywood te rajonit Nese dime te sillemi me historine ajo te vlereson nese e perbuzim dhe poshterojme ate te mos na vij keq ajo do sillet ndaj nesh me te njejten monedhe Vetem per nje cast le te veme ball per ball te dy realietet ate hungarez dhe ate shqiptar ne lidhje me filmin dhe shtepine e tij krijuese per te kuptuar se nuk mjafton te kopjosh nje ligje si edhe ne bejme ne shume fusha.Puna eshte se cfare nderton cdo dite ne emer te detyrimit historik qe vjen nga e kaluara dhe pergjegjesise historike qe vjen nga e ardhmja Ky eshte ligji universal se si do duhet te sillesh me detyrimin historik ne nje kohe te dhene kur fati te ka buzeqeshur te drejtosh vendin Nje ligj sa do i perparuar te jete pa nje produkt real nuk vlen eshte ligj ne boshllek Mosekzistenca nuk krijon histori

G.SH/BalkanWeb

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›