E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankohet Kushtetuta punedhenesja e Presidentit

Te gjithe ndajme mendim te njejte se ashtu si permend Kushtetuta e Shqiperise Presidenti i Republikes eshte Kryetar i Shtetit dhe perfaqeson unitetin e popullit e ne ngasje te ketyre themeleve ligjore do te kujtoja betimin qe ben Presidenti me marrjen e detyres fisnike. Ne nenin 88 te Kushtetutes formula e betimit thote. Neni 88 Presidenti ben kete betim Betohem se do ti bindem Kushtetutes dhe ligjeve te vendit do te respektoj te drejtat dhe lirite e shtetasve do te mbroj pavaresine e Republikes se Shqiperise dhe do ti sherbej interesit te pergjithshem kujdes jo te pervecem dhe perparimit te popullit shqiptar. Presidenti mund te shtoje edhe Zoti me ndihmofte Po a i eshte bindur Presidenti Bamir Topi Kushtetutes sipas formules apo e ka lene disi menjane duke pritur te maturohet zgjedhja qe ai ka bere duke na bere te mendojme jo vetem ne nje rast se interesi i pergjithshem si permend neni 88 ne betim te devijoje ne interes ndoshta te pervecem Se paku politik. Nese marrim ne arkivin e ngjarjeve presidenciale mesazhet politike kane qene gjithhere te rezervuara te llojit pa adrese te qarte por qe tentonin te mbanin ekuilibra mos nervozo njeren pale dhe mos zbut tjetren me shume per ardhmerine se aktualitetin e asaj qe shqeteson me se shumti shoqerine shqiptare. Por rasti qe ka marre me fort diskutim ka qene dekretimi i kryetarit te Gjykates Kushtetuese kater muaj pasi kishte mbaruar mandati i ish-kryetarit Vladimir Kristo. Jane 120 dite qe kreu i shtetit nuk e kishte ndare mendjen te piqte mendimin per ta bere vendim duke lene qe te krijohet precedent ku Kushtetuta edhe pret teksa opozita e miklonte me mbeshtetje kunder mazhorances. Presidenti i vendit Bamir Topi ne kete menyre e ka shkelur kontraten e besimit dhe korrektesise kohore se paku me Kushtetuten per dekrete te nje rendesie te vecante me ate Kushtetuten qe eshte kontribuuesja me e madhe e postit te tij. Ne mbyllje te punimeve te Kuvendit ne fundqershor para pushimeve Presidenti Topi premtoi pas reagimit te deputeteve te Partise Demokratike se nuk do ti linte pas dore ca veprime juridike qe ishin tager e kompetence e tij. Nuk do te hyjme ne permbajtjen e dekretit qe fali qindra vite denim te burgosurve jo amnisti por falje me dekret nje rast tere diskutim thone juristet. Ai premtoi qe institucionet e rendesishme te drejtesise te mos ishin ne mjegull si nje mundesi e vaket ndikimi negativ ne lemin e drejtesise. Qytetaret nuk kerkojne performance pamore te krehjes me bojera llak e xhel nga gjyqtaret sado te larte qofshin ne rangje. Pas kembenguljes se mazhorances me kater muaj vonese kreu i shtetit me 21 shtator dekretoi zotin Bashkim Dedja si kryetar te Gjykates Kushtetuese nje zgjedhje qe mund ta bente me heret nese do te ishte konsultuar me me vemendje e shume kohe me punedhenesin kryesor e ndoshta te vetem te kreut te shtetit qe besoj eshte Kushtetuta e Shqiperise. Pjekuria ligjore qe e keshillon Presidentin Topi e ka marre me avashllek kushtetues dhe nxitim politik perzgjedhjen duke pritur marreveshje duke ngare idene se ata mund ti referohen nje interpretimi gjuhesor ne nenin 125 te Kushtetutes ku thuhet ne piken kater se 4. Kryetari i Gjykates Kushtetuese emerohet nga radhet e anetareve te saj nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit per nje periudhe prej 3 vjetesh. Nese nuk kujtohet i punesuari nga Kushtetuta ta respektoje punedhenesin atehere gjyqtari ne detyre mund te mbylle dhe nje mandat te dyte e kjo anon jo pak nga shkelja por nese paskemi te shkruar germe per germe se eshte shkelje Presidenti i Republikes deshiron te informoje opinionin publik edhe nje here se gjate gjithe procesit te emerimit te anetareve te Gjykates Kushtetuese ka zbatuar ne menyre rigoroze kerkesat e Kushtetues se Republikes. Ne baze te nenit 125 pika 4 kryetari i Gjykates Kushtetuese emerohet nga radhet e anetareve te saj nga Presidenti i Republikes me pelqimin e Kuvendit - njoftoi Presidenca. Keshilltari i njohur juridik i Presidentit zoti Spiro Peci ben te ditur ne nje njoftim per shtyp Sic eshte e njohur mandati i kryetarit te Gjykates Kushtetuese ka mbaruar dhe ne zbatim te detyrimit kushtetues Presidenti emeron nje prej anetareve te trupes se kesaj gjykate ne pozicionin e kryetarit - duke ofruar dhe emrin e perzgjedhur nga kreu i shtetit si kryetar i Gjykates Kushtetuese. Pra na thuhet se eshte e njohur dhe nuk saktesohet se ka kater muaj qe eshte e njohur dhe po para aq muajve mund te behej i njohur dhe emri i kryetarit zevendesues. Apo mos duheshin te njejtet anetare te kesaj trupe qe te perdoreshin politikisht Mbetet per tu marre disi ne konsiderate sepse jane aksione te perdorura ne etapa e faza te caktuara konkretisht. Te vendosesh kater muaj pasi eshte konstatuar shkelja nuk do te thote se eshte korrigjuar ajo apo nuk ka ndodhur tradhtia kujdesit ligjor ka ndodhur por thjesht eshte munduar dikush ta kaperceje dhe krijohet nje perballje me front tjeter. Njoftimi ne faqen zyrtare te Presidences nen emrin e keshilltarit Peci thote Presidenti i Republikes duke vleresuar perzgjedhjen e kryetarit te Gjykates Kushtetuese si nje proces te rendesishem me seriozitetin maksimal ka shqyrtuar dhe ka zhvilluar konsultimet e nevojshme per te bere te mundur emerimin e kryetarit te kesaj gjykate. Sic dihet Presidenti i Republikes me 6 shtator ka dekretuar edhe kater anetare te rinj te Gjykates Kushtetuese per te cilet pritet pelqimi i Kuvendit. Por serish ne kete paragraf ka deklarim qe nuk shkrihet me te verteten nese marrim ne vemendje nje deklarate zyrtare te nje grupi shume te rendesishem interesi qe thote se eshte lene jashte konsultimit kete here. shte Dhoma Kombetare e Avokateve qe mendon ndryshe duke shtuar ne deklaraten e tyre me 18 shtator 2010 ... Dhoma Kombetare e Avokateve te Shqiperise vleresoi dhe mbeshteti nismen e Presidentit te Republikes ne ngritjen e grupit konsultativ me qellim percaktimin e kritereve per perzgjedhjen e kandidateve me te mire per emerimet ne gjykatat me te larta te vendit... Me keqardhje konstatojme se ky proces u braktis nga Presidenti i Republikes duke u deformuar dhe kthyer ne nje shou demagogjik rezultati i te cilit solli mosperfshirjen ne listen e kandidateve te dekretuar te personaliteteve te fushes se drejtesise me integritet te larte profesional dhe moral brenda dhe jashte vendit. Kjo nuk beri gje tjeter vecse krijoi nje precedent te rrezikshem i cili u dha qytetari antivlerave si paaftesia dhe korrupsioni... Mire do te ishte ne nder te transparences se premtuar qe qytetaret te njiheshin me listen me emrat e kandidateve pretendenteve te grupit konkurrues nga ku shtate vete kane fituar besimin e Presidentit per tu dekretuar. Aty do te mesonim se cila eshte diferenca profesionale ne garuesit e drejtesise. Por nuk ndodhi as kjo pritshmeri sepse kam besim qe shume emra te njohur te thinjur ne drejtesi jane lene jashte ketij ndikimi e perfshirjeje profesionale duke pare se si parakalohen nga emra te rinj e te mesem qe calojne pak ne zanatin e dhenies se te drejtes. Mazhoranca ka kerkuar qe ne qershor duke pranuar dhe nje seance plenare te jashtezakonshme qe te plotesohet ky boshllek duke votuar dekretet e pritura. E ne nisjen e etheve te gares se re elektorale kreu i shtetit ka pare me vend te mbaje premtimin per ne shtator duke dekretuar emrat per ne Gjykaten e Larte dhe ate Kushtetuese. Presidenti ka dekretuar si anetare te rinj te ketij institucioni te larte te drejtesise ne vend gjyqtaret Edmond Islamaj Manjola Bejleri dhe Shkelzen Selimi. Nuk ka ngurruar ne perzgjedhje Presidenti te perfshije edhe juriste qe jane angazhuar me kritike te vazhdueshme te nismave ligjore te qeverise per organizimin dhe funksionimin e pushtetit gjyqesor te cilet kane lexuar perputhshmerisht qendrimin e Partise Socialiste. Le te mos e marrim si nder por mbase si pjese konsulte lexo deklaraten presidenciale me grupet e interesit qe na rezulton afersisht si parti politike. Dite me pare kreu i shtetit dekretoi edhe emrat e kater anetareve te rinj ne Gjykaten Kushtetuese Fatmir Hoxha Edlira Jorgaqi Artan Hoxha dhe Ardian Leka. Emrat e anetareve te rinj te Gjykates Kushtetuese dhe asaj te Larte priten te miratohen tashme nga Kuvendi ku seancat degjimore do te sjellin perballjen me ate qe jane dhe pretendojne juristet. Mazhoranca Kryeministri Sali Berisha Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli por edhe deputetet qe e kane votuar zotin Topi per tu bere President nuk kane pritur aspak shperfillje te Kushtetutes apo nismave te tyre kur ata jane ne dobi te ligjit e ne perputhje te plote me te. Ky duhet te kishte qene nje reagim me i plote me i shpeshte nga ana e mazhorances qe te mos pritej kater muaj shkelje kushtetute qe tani rendet te justifikohen me shpjegime leksikore te gjuhes shqipe sepse nuk duhet te ndodhe ajo qe tha presidenti ne fjalen e tij ne Keshillin e Larte te Drejtesise me 15 shtator 2010 Gjithmone ka pasur tendenca per te mbeshtetur ndonjehere dhe ata qe nuk e meritojne... Te gjithen kete duhet ta dyshojme edhe si alternative te lojes politike qendrimit ne fushe te forte te ish-nenkryetarit te Partise Demokratike qe pranoi te behej mbi palet por vonon te heqe dore e kerkon te mbetet serish me palet. Nese Presidenti kerkon te kthehet ne PD apo te themeloje parti te re me mbeshtetesit e tij politike qe kane nisur te flasin sapo ai shfaqet ne nje reagim pakenaqesi te PD-se apo te opozites PS dhe te tjere kjo eshte jashte kohes presidenciale dhe detyre elektorale qe kapercen zgjedhjet lokale. Mund te jete si alternative por deri ne vitin 2012 zotin Bamir Topi ne qytetaret dhe punedhenesja Kushtetute e duam President. Nese kreu i shtetit shkel me apo pa dashje politike kontraten me Kushtetuten atehere institucionet shumice politike e qeverisese duhet te ofrojne kujtesen e tyre dhe jo indiferencen e tyre.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›