Shugurimi i Patriarkut serb ogur i keq per shqiptaret
Paralajmerimet e gjeneralit te KFOR-it Erhard Buhler se me 3 tetor ne Peje do te shugurohet patriarku i ri i Kishes Ortodokse Serbe Irinej Gavrilloviq eshte nje ogur i keq jo vetem per Pejen por edhe per Kosoven pergjithesisht. Buhler ka kerkuar qe ate dite kur ne Patrikanen e Pejes te behet inaugurimi i patriarkut Irinej bota do te kete kthyer syte nga Peja. Sic duket gjenerali Buhler nuk eshte i informuar mire per deklaratat e Irinejt kunder Kosoves te leshuara pikerisht ne Peje. Bile edhe se fundi gjate vizites se tij ne Austri.
Prandaj vizita e Irinejit pas deklaratave te tilla shume provokuese per shqiptaret dhe shugurimi i tij ne zemer te Kosoves eshte shenje e keqe. Te gjithe kryepopet e deritashem te Kishes Ortodokse Serbe u solidarizuan ose thene me mire ishin udheheqesit shpirterore te kryekriminelit Milloshevic gjate shperberjes se pergjakshme te ish-Jugosllavise. Sinodi i shenjte serb ne asnje menyre nuk mund te lirohet nga pergjegjesia per mijera viktima te luftes dhe shkaterrimeve ne mase te myslimaneve te Bosnjes dhe shqiptareve te Kosoves. Te gjitha fjalimet e deritashme te kryepopeve serbe sigurisht i dine mire edhe gjenerali i KFOR-it Erhard Buhler. Te gjitha kishat edhe manastiret ne Kosove jane shqiptaret ata qe i kane ruajtur shekuj me radhe. Ky fare patriarku Irineji nuk e zgjodhi rastesisht Pejen per tu shuguruar. Ai gjate vizites se fundit ne Austri u sherbye me rrena si gjithmone deri me tash. Ardhja e tij ne Peje ka edhe nje qellim qe para bisedimeve shqiptaro-serbe te tregoje se objektet e trashegemise kulturore serbe ne Kosove do te kontrollohen direkt nga Beogradi si eksterritorialitete te cilat u legjitimuan edhe me planin e Ban Ki Munit i cili plan me gjase do te jete pjese e ardhshme e bisedimeve midis pales shqiptare dhe serbe. Druajme me arsye se keto bisedime jane mire te planifikura nga qarqet e caktura ne Evrope ku do te flitet jo vetem per ceshtje teknike. Pikerisht kete mundesi eshte duke bere perpjekje te shfryezoje Irinej me rastin e shugurimit te tij ne Peje per te leshuar edhe nje here zera se si gjoja Kosova eshte pjese e Serbise.
Patriarku i ri i Kishes Ortodokse Serbe Irinej Gavrilliviq gjoja me lejen e Qeverise para disa kohesh e pati vizituar Patrikanen e Pejes. Irineji qysh ne ceremonine e inaugurimit te tij kishte thene se do ta mbeshtese shtetin serb per ta rifituar Kosoven. Viziten ne Patrikanen e Pejes Irineji e shfrytezoi per te dhene deklarata provokuese politike duke perseritur qendrimin se Kosova eshte Jeruzalem per Serbine.
Edhe ne vitin 2005 pikerisht ne Patrikanen e Pejes mesazhe te tilla antishqiptare kishin leshuar patriarku Pavle dhe kallashKoshtunica te cilet me lejen e UNMIK-ut e paten vizituar Kosoven. Eumlshte mire qe ta dije gjenerali i KFOR-it Erhard Buhler se pikerisht perfaqesuesit e Kishes Ortodokse Serbe kohe me pare kerkuan nga shteti serb qe edhe me force ta ruajne teresine territoriale kur tashme dihet se Kosova eshte shtet sovran dhe i pavaruar i pranuar nga 70 shtete te botes. Edhe kjo vizite sigurisht se do te lere pasoja politike. Patriarku serb Irineji zoti Buhler le te shugurohet ne Serbi e jo ne token e Kosoves qe eshte toke e shqiptareve. Kosova eshte shtet i pavarur dhe sovran qe 11 vjet. Dhe i zyrtarizuar nderkombetarisht me shume se dy vjet. Nuk ka ndodhur dhe nuk mund te ndodhe asnjehere qe nje patriark i nje shteti tjeter te shugurohet ne nje shtet fqinj. Kjo zoti Buhler pa ju fajesuar juve per kete pune sigurisht qe eshte nje gje jo e paramenduar mire dhe vetem sa e keqeson situaten politike dhe te sigurise ne Kosovehellip