Nata pekinase ne TOB per publikun shqiptar
Mbrëmjen e së dielës në Teatrin e Operas dhe Baletit do të vij për publikun kryeqytetas “Nata pekinase”.
Mbrëmja do të startojë me pjesën “Kënga e shqiponjave”, ku do të interpretojnë një grup valltarësh, të veshur me kostume tradicionale shqiptare, kjo performancë është dhe një dhuratë për popullin tonë, pasi përmes muzikës artistët pekinez do të shpërfaqin shpirtin e ngrohtë dhe festiv të popullit shqiptar.
Por nuk do të mungojnë edhe pjesë klasike si opera “Lamtumirë konkubina ime”, “Kapja e pesë dragonjve”. Gjithashtu një vend të veçantë do të zënë edhe vallet klasike, të cilat shquhen për ndërthurjen e përsosur mes kërcimit me sportin. Ku pasqyrohet loja me çuju e vajzave ne oborrin perandorak të Kinës së lashtë. Mbrëmja magjike do të pasqyrojë shpirtin dhe kulturën e popullit tradicional të Pekinit. Kjo performancë e teatrit të Pekinit është e para që zhvillohet në Shqipëri.