Rikonstruksioni i muzeve domosdoshmeri

Tryeza për rikonceptimin e muzeve është pritur me interes të madh nga krerët e institucioneve dhe specialistët e fushës. Drejtorja e Institutit të Arkeologjisë, Shpresa Gjongecaj thotë se ka ardhur koha që muzetë të riformatohen me parametrat e kohës, pasi ato janë ndërtuar që në vition 1980 dhe kanë një koncept që nuk i përgjigjen kohës.
Ndërkohë që Drejtori i Agjensisë Arkeologjike pranë Ministrisë së Kulturës, Roland Olli na bën me dije se tashmë kemi një përvojë pozitive nga Muzeu Arkeologjik, i cili u inagurua pak muaj më parë, për të mundësuar krijimin e muzeve me parametra bashkëkohorë.
Muzet janë memoria e një kombi , gjithashtu ato duhet të shndërohen në një atraksion turistik për vizitorët vendas dhe të huaj.