E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qytetarët të rrezikuar nga rënia e llamarinave

Dikur simbol i Prishtinës, sot rrokaqiejt e lagjes “Ulpiana”, përveçse janë lënë të harruar, paraqesin edhe rrezik për qytetarët që mund të enden skaj tyre. Nga era që fryn, llamarinat që ‘izolojnë’ këto ndërtesa janë çdo herë gati të bien në hapësirat ku njerëzit qarkullojnë e ku ndodhet parku i lagjes.

Arben Gashi banon në rrokaqiellin numër dy. Ai tregon se sa herë që fëmijët e tij dalin për të luajtur në parkun poshtë banesave, ai ndihet i merakosur se mund të bie ndonjë llamarinë e t`i lëndojë ata. Një gjendje e tillë ai e ka gjetur që kur ka filluar të jetojë në këtë ndërtesë, shkruan Tribuna. 

“Përveç problemit të llamarinave, që është shumë shqetësues, ne nuk kemi as shkallë emergjente”, ka thënë Gashi. Përfaqësuesi i ndërtesës, Nazim Berisha, ka treguar se banorët nuk kanë bërë asnjë peticion ose kërkesë për llamarinat që janë, por kanë folur me drejtorin e shërbimeve publike, Agim Gashi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›