Natalie Portman shkruan parathënien për një libër baleti

Aktorja e Hollywoodit fitoi çmimin “Oskar” për performancën e saj si primabalerinë në filmin e vitit 2010 dhe e falënderon trajnerin e saj, Mary Helen Bowers, për formën e saj duke e ndihmuar të mësonte lëvizjet e komplikuara të baletit.
Bowers tani ka shkruar “Ballet Beautiful” për t’u ndihmuar të tjerëve për të fituar hirin e balerinës, ndërsa Portman shkroi një tribut për shoqen e saj në libër.
Ajo shkruan: “Kam pasur trupin e njëjtë qysh 14 vjet. Me Mary Helen, është transformuar komplet. Kam arritur, zgjatjen, forcën dhe vitalitetin.
Duart dhe këmbët kanë ndryshuar formë. Definimi i duarve, këmbëve të forta dhe linjës së bukur nga gishtat e duarve në të këmbëve, se bashku me dietën e shëndetshme dhe ushtrimet kanë arritur synimet tona të fitnessit”.