E Shtunë, 31 Tetor 2026

PPE:Opozita të bashkëpunojë me maxhorancën

Asambleja Politike e PPE-ve miraton një rezolutë për situatën politike në Shqipëri në të cilën bën përgjegjës kryesor për dhunën e 21 janarit kreun e partisë Socialiste Edi Rama. Duke e konsideruar qeverinë e dalë nga 28 qershori legjitime dhe të çertifikuar, kjo rezolutë fton z.Rama të bëhet pjesë e reformave që qeveria ka ndërmarrë në kuadër të proçesit të stabilitetit dhe integrimit të vendit në BE.
 

Në këtë rezolutë PPE bën thirrje opozitës shqiptare dhe Edi Rama të nderpresë përdorimin e mjeteve dhe taktikave të dhunshme për qëllime politike, të ndalojë përshkallëzimin e mëtejshëm politik, të respektojë dhe të bashkëpunojë me institucionet e Shqipërisë dhe në veçanti të sigurojë pjesëmarrje të plotë në punimet e Parlamentit. Ajo gjithashtu fton Partisë Socialiste të bashkëpunojë me mazhorancën e zgjedhur për të përmirësuar kuadrin elektoral në zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODHIR, të angazhohet në mënyrë konstruktive në proçesin përgatitor, në përputhje me detyrimet ligjore dhe të sigurojë pjesëmarrjen e plotë në zgjedhjet vendore të datës 8 maj 2011.
 

Anëtarët e Asamblesë Politike të PPE-ve përshëndesin kërkesën e kryeministrit Berisha për asistencë ndërkombëtare për hetim gjithëpërfshirës, të pavarur dhe profesional mbi ngjarjet para, gjatë dhe pas 21 janarit. Rezoluta e vë theksin fort tek 21 janari 2011, duke e cilësuar një tentative të dështuar për të marrë pushtetin me dhunë sipas një plani të paralajmëruar, lideri i Partisë Socialiste në opozitë Edi Rama, organizoi një rrethim prej 5 orësh dhe sulme të dhunshme kundër Këshillit të Ministrave.
 

Sipas tyre, ekziston një situatë e tensionuar politike midis qeverisë se kryeministrit Sali Berisha, të zgjedhur nëpërmjet zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, dhe opozitës socialiste. Stabiliteti i demokracisë shqiptare është vendimtar për ambiciet e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
 

Ata përshëndesin përpjekjet dhe reformat bindëse te Partisë Demokratike dhe kryeministrit Sali Berisha, ne përmbushje te kritereve të nevojshme për progresin e Shqipërise drejt Bashkimit Evropian. Në punimet e Asamblesë politike të PPE-ve mori pjesë Lulzim Basha i cili mungoi në seancën e fundit në Parlamentin e Shqipërisë.

Rezoluta vijon si më poshtë:

Duke konstatuar se:
• Me 21 janar 2011, në një tentative të dështuar për të marrë pushtetin me dhunë sipas një plani të paralajmëruar, lideri i Partisë Socialiste në opozitë Edi Rama, organizoi një rrethim prej 5 orësh dhe sulme të dhunshme kundër Këshillit të Ministrave.
• Ekziston një situate e tensionuar politike midis qeverisë se kryeministrit Sali Berisha, te zgjedhur nëpërmjet zgjedhjeve te lira dhe te ndershme, dhe opozitës socialiste.
• Stabiliteti i demokracisë shqiptare është vendimtar për ambiciet e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.
Pershendesim:
• Përpjekjet dhe reformat bindëse te Partisë Demokratike dhe kryeministrit Sali Berisha, ne përmbushje te kritereve te nevojshme per progresin e Shqipërise drejt Bashkimit Evropian.
• Përparimin e dukshëm dhe të vazhdueshëm, në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit të Bashkimit Evropian, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2009.
• Kontributin e vazhdueshëm të Shqipërisë per komunitetin e sigurise Euro-Atlantik si vend anëtar i NATO-s.
• Rezultatet e hetimeve nga prokuroria mbi procesin e numërimit dhe rezultatin e zgjedhjeve ne zonën e Shkodrës, të cilat treguan një ndryshim prej vetëm një vote nga rezultati zyrtar i zgjedhjeve të vitit 2009 për zonën e Shkodrës.
Inkurajojmë:
• Vazhdimin nga ana e qeverisë shqiptare të rrugës së reformave për të çuar vendin më afër integrimit në Bashkimin Evropian.

Dënojmë:
• Përdorimin e mjeteve dhe taktikave të dhunshme nga Edi Rama për rrëzimin e qeverisë legjitime te Shqiperise të ardhur në pushtet me zgjedhje demokratike.

Bëjmë thirrje:

• Opozitës shqiptare dhe Z. Edi Rama të nderprese përdorimin e mjeteve dhe taktikave të dhunshme për qëllime politike, të ndaloje përshkallëzimin e mëtejshëm politik, të respektojë dhe të bashkëpunojë me institucionet e Shqipërisë dhe në veçanti të sigurojë pjesëmarrje të plotë në punimet e Parlamentit.

• Partisë Socialiste të bashkëpunojë me mazhorancën e zgjedhur për të përmirësuar kuadrin elektoral në zbatim të rekomandimeve të OSBE/ODHIR, të angazhohet në mënyrë konstruktive në procesin përgatitor, në përputhje me detyrimet ligjore dhe të sigurojë pjesëmarrjen e plotë në zgjedhjet vendore të datës 8 maj 2011.

• Për një hetim gjithperfshires, të pavarur dhe profesional mbi ngjarjet para, gjatë dhe pas 21 janarit dhe përshëndesim kërkesën e kryeministrit Berisha për asistencë ndërkombëtare.

• Vendeve anëtare të BE-së të mbështesin politikën e reformave të qeverisë shqiptare, e cila synon marrjen e statusit të kandidatit për anëtarësim në BE.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›