E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nate vrasjesh e plagosjesh

Sipas policisë, Artur Kura, është qëlluar me çifte duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Disa minuta me vone policia ka vene ne pranga Haxhi Vedelin, si autor te ngjarjes.

Kamerieri i një Fast-Food-i ne Elbasan, Bledar Musai qe u plagos me arme zjarri ne mesnate, e ka kaluar rrezikun për jetën. Sipas policisë, autori është identifikuar dhe po punohet për arrestimin e tij. Burimet policore bëjnë me dije se kamerieri ka debatuar me klientin te cilin e akuzonte se po i ngacmonte te dashurën e pranishme ne lokal. Pasi kane debatuar ashpër, klienti i ka drejtuar atij pistoletën.

Dy persona qe ende nuk janë identifikuar nge policia, kane grabitur me arme një minimarket ne kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur pranë Spitalit Ushtarak ne orët e vona te mbrëmjes se te hënës, pak minuta para se njësia te mbyllej. Grabitësit kane arritur te vjedhin te gjithë shumën qe gjendej ne arke, e cila mendohet te jete rreth 50 mijë leke. Ata kane marre edhe disa karta rimbushëse.

Policia e Fierit ka identifikuar autorin e atentatit me arme mbrëmjen e se hënës ne qendër te qytetit. Agim Dashi, 23 vjeç, sipas policisë, ka qëlluar me pistolete ne drejtim te një makine tip “Fuoristrade” ngjyre gri, ndërsa udhëtonte me një motor. I riu është shpallur ne kërkim, ndërkohë qe mbeten te panjohur personat qe ndodheshin ne makine.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›