Merkel Serbia te beje perparim ne bisedimet me Kosoven

Kancelarja gjermane Angela Merkel paralajmeroi Serbine se duhet te beje perparim ne bisedimet me Kosoven para se te mund te behet kandidate per ne Bashkimin Evropian. Zonja Merkel i beri komentet pas bisedimeve ne Beograd me Presidentin serb Boris Tadic. Ajo tha se kandidatura e Serbise per ne BE po hyn ne nje faze vendimtare.
Kancelarja Merkel tha sot ne Beograd se Serbia duhet te tregoje perparim ne permiresimin e bashkepunimit me fqinjet e saj sidomos me Kosoven ne menyre qe te marre statusin e kandidatit te Bashkimit Europian kete vit.
Zonja Merkel tha se Serbia ka bere shume ne harmonizimin e legjislacionit me standardet e BE-se por tani Beogradi duhet te bisedoje me Kosoven dhe te heqe dore nga armiqesite.
Per te marre statusin e kandidatit eshte e nevojshme te arrihen suksese ne dialogun e drejtperdrejte dhe qe EULEX-it ti jepet rasti te kryeje punen e tij ne te gjithe Kosoven. Nuk duhet te kemi me struktura paralele ato duhen hequr. Kjo eshte ajo qe ne mund te imagjinojme dhe qe ne po diskutojme. Kjo nuk eshte e thjeshte dhe deshiroj ta them shume qarte se nuk do ti zgjidhim te gjitha problemet me nje te levizur. E dime nga historia jone gjermane se shpesh na duhet te jemi shume pragmatike tha zonja Merkel ne nje konference te perbashket shtypi me homologun serb Boris Tadic.
Gjermania po i ben thirrje qeverise se Serbise per bisedime te drejtperdrejta me Kosoven dhe po e lidh statusin e kandidatit te BE-se per Beogradin me hedhjen e hapave te pare ne kete rruge te tilla si pranimi i vulave doganore te Kosoves dhe heqja e strukturave administrative paralele ne veriun te banuar kryesisht me serbe.
Nga ana e tij presidenti serb Boris Tadic i kerkoi Gjermanise te tregoje mirekuptim ndaj nje ceshtjeje komplekse sic e quajti ai. Ai tha se Serbia do te deshironte te shikonte nje zgjidhje krijuese.
Sigurisht Serbia po perballet me sfida te vecanta ne Kosove dhe ne nuk kemi iluzione se mund te importojme nje konflikt te ri ne BE ne duam ta zgjidhim problemin me dialog. Nuk ka nevoje per askend ti kerkoje Serbise qe te filloje dialogun me Prishtinen qe eshte interesi kryesor i Serbise kjo eshte politika e demokratike e Serbise tha presidenti Tadic.
Serbia deshiron ta marre statusin e kandidatit te BE-se ne vjeshte pas arrestimit te dy te akuzuarve per krime lufte Ratko Mlladic dhe Goran Haxhic.
Por oferta do te varet tani edhe nga marredheniet e saj me Kosoven ku muajin e kaluar pati incidente dhune pasi autoritetet e Prishtines u perpoqen te marrin nen kontroll dy pika doganore ne veriun e Kosoves.