E Diel, 1 Nëntor 2026

Libi, rebelët pushtojnë Tripolin, marrin nën kontroll edhe bunkerin ku strehohej Gadafi

23-08-2011 / Gazeta 55

Perëndimi: Libia do jetë e çliruar brenda 72 orëve


UPDATE- Në Tripoli s’flitet më për jetëgjatësi të regjimit diktatorial të kolonel Gadafit. Kryengritësit kanë avancuar drejt qendrës së qytetit dhe pas disa orësh luftime, arritën të hyjnë në kompleksin e Gadafit. Lajmi bëhet i ditur nga BBC, i cili i referohet reporterëve të Al-Jazeeras në vendngjarje. Rebelët po festojnë duke shtënë në ajër me armë. Raportohet se forca “pro” Gadafit kanë ndërprerë luftimet, ndërkohë që rebelët kanë marrë nën kontroll pjesën lindore të vendit. “Forcat tona janë vendosur në Bab al-Aziziya, residenca e kolonel Kadafit në kryeqytet dhe ne kemi marrë kontrollinm e një prej hyrjeve të residencës”- raporton BBC, duke cituar një përfaqësues të rebelëve. Perëndimi: Libia do jetë e çliruar brenda 72 orëve William Hague Shefi i diplomacisë britanike, Ëilliam Hague ka deklaruar sot se regjimi i Gadafit është drejt fundit. Hague u shpreh se Libia do të jetë çliruar brenda 72 orëve. E megjithatë shefi i diplomacisë britanike nuk mohon se në Libi ka ende probleme të mëdha. SHBA Departamenti i Mbrojtjes së SHBA bën me dije se po monitoron pikat ku regjimi i Libisë ka ruajtur armët kimike. Burimet nga Pentagoni bëjnë me dije për BBC se rebelët kontrollojnë pjesën më të madhe të Tripolit. BE Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme të BE, Catherine Ashton, ka identifikuar si prioritete pas rënies së Gadafit heqjen e sanksioneve si dhe zhbllokimin e burimeve të Libisë. “Ka shumë vende që dëshirojnë për të zhbllokuar asetet e ngrira libiane. Çështja tani është të sigurohemi që ato të përdoren në mënyrë transparente”- tha baronesha Ashton.


Reagon ministri i Jashtëm italian Franko Fratini Gadafi dhe djemtë e tij të gjykohen në Hagë për krime lufte Ministri i jashtëm italian konfirmon se luftimet vazhdojnë në Tripoli, sidomos përreth Bab al Azizya, ku ndodhet dhe bunerki i Muamar Gadafit. Franko Fratini deklaroi se “ka luftime në disa zona të qytetit, sidomos përreth qytetit të fortifikuar të diktatorit i cili sipas disa dëshmive vazhdon të jetë në Tripoli”. Presioni i NATO-s”- shtoi ministri “vazhdon për të çliruar vendin nga dhuna dhe është koha që populli i Libisë është çliruar dhe diktatorit i mbeten pas vetëm mercenarët e snajperat. Ministri i Jashtëm italian deklaron se “Gadafi dhe fëmijët e tij do të arrestohen patjetër, është çështje kohe të shkurtër. Opinioni im është se ata duhet të gjykohen nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, CPI në Hagë. Duke përmendur periudhën post-Kadafi, shefi i diplomacisë italiane nuk u shpreh për “liderin më të mirë për libianët”, por megjithatë vlerësoi shumë liderët aktualë të rebelimit. “Nuk do të bëja gabim të zgjidhja se kush është lideri më i mirë për libianët”, deklaroi ai, duke shtuar megjithatë se ish-numri dy i regjimit libian, Abdessalem Jalloud, i cili është larguar nga Tripoli të premten, “i ka të gjitha cilësitë për të qenë një prej protagonistëve të tranzicionit drejt Libisë së re”. “Të dy drejtuesit kryesorë të CNT-së, Mustapha Abdeljalil dhe Mahmud Jibril, kanë treguar deri tani cilësi të mëdha urtësie dhe ekuilibri, përfshirë momente delikate”- theksoi Frattini. Sipas ambasadorit të Libisë në Itali, Hafez Gadur, “Kadafi do të arratiset ose do të arrestohet i gjallë, por është e vështirë që ai të dorëzohet”. “Po përpiqemi ta arrestojmë për ta gjykuar për krimet që ka kryer”, i deklaroi radios Radioanchio diplomati i cili ka kaluar në anën e kryengritësve që prej disa muajve. Gadur shprehet se “Italia do të vazhdojë të ketë marrëdhënie të veçanta dhe të privilegjuara me Libinë”. Deri tani, në fillim të rebelimit në mes të shkurtit, Italia, ish-fuqi koloniale në Libi, ishte partneri i parë tregtar i Tripolit veçanërisht me një prani të madhe të kompanisë ENI, grupi më i madh i huaj i naftës në këtë vend.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›